Zvicra: Provokim kush bën shqiponjën në TV, reagon ashpër Avokati i Popullit Roger Blum

0
130

Rreth një muaj më parë gjatë kohës që ishte duke u transmetuar drejtpërdrejt emisioni i njohur i debatit “Arena” në televizionit publik të Zvicrës SRF, një i ri, pjesë e publikut të ulur mbrapa panelit debutues kishte bërë me duar shenjën e shqiponjës. Ky gjest tashmë identifikohet me shenjën e shqiponjës dykrenore nga flamuri shqiptar.

Ky detaj është parë më pas, por pasi emisioni ishte drejtpërdrejt nuk kishte mundësi ndërhyrjeje. Ditëve në vijim “shqiponja” nga sfondi i emisionit “Arena” është bërë temë debati në forume të ndryshme dhe për të ka shkruar edhe albinfo.ch. Ka pasur debatues që këtë e kanë quajtur provokim dhe të tjerë që kanë thënë se bëhet fjalë për një veprim naiv ose të bërë nga monotonia e debatit.

Së fundi, qëndrimin e tij e ka dhënë edhe Avokatik i Popullit në Zvicër, Roger Blum. Ai, në një shkrim në blogun e tij e kritikon ashpër këtë veprim. Sipas tij, gjesti i të riut ishte “abuzim me mikpritjen që i ka ofruar televizioni dhe si i tillë, nuk përkon me emisionin”.

Sipas Blum, ky rast tregon se në Zvicër ka njerëz që ose nuk e kuptojnë kulturën mbizotëruese politike të debatit ose e shpërfillin atë në mënyrë të vetëdishme. Për këtë arsye ajo (kultura e debatit) duhet t`u mësohet në vazhdimësi, pavarësisht nëse është fjala për të rinj vendës ose të huaj”.  Mendimi tjetër duhet të respektohet, të dëgjohen mes vete dhe të lejohet tjetri të shprehet dhe pastaj të vijë përgjigja me argument”, ka thënë Blum. Sipas tij gjestet banale si nxjerrja e gjuhës ose ndonjë shenjë apo simbol tjetër provokues nuk bëjnë pjesë në kulturën e debatit. Kush nuk e ka kuptuar këtë, duhet ta mësojë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here