Deklarata e Ahmetaj” Ndiq paranë”/ Berisha: Edi Rama- Erion Veliaj përgjegjësit kryesorë për skandalin e Inceneratorëve

0
176

Berisha u shpreh se njeriu më kryesor për icneneratorët është Edi Rama, ndjekur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

 

 

“Nuk ka diskutim. Jua them unë ju. Njëshi në distancë nga të gjithë të tjerët është Edi Rama. Kurrë një kryeministër nuk mund të firmosë një kontratë për të cilën institucioni kombëtar i specializuaar i thotë që është e paligjshme. Një kryeministër e firmos këtë kontratë vetëm kur e ka personale, Kur ai është i verbuar nga pasuria që mund të grabisë në këtë kontratë dhe harron çdo gjë.

Pushteti i çdo kryeministri mbaron aty ku fillon ligji. Edi Rama thotë që nuk e dija sepse Edmond Ahmetaj ia çoi dy herë me shkrim. Kjo metodë e negociatave të mbyllura nuk ekziston në ligjin tonë. Ka një moment të cilin vetëm Edi Rama mund ta lëvizte. Fondin rezervë të këshillit të ministrave. E gjithë qeveria të bëhet bashkë atë nuk e lëviz dot pa firmën e kryeministrit. Dje Ahmetaj u hoq sikur është dorë jashtë. Por jo. Ai ka firmosur për fondin rezervë të këshillit të ministrave, Ka zbatuar një urdhër të paligjshëm. Dhe ai që zbaton një urdhër të paligjshëm është përgjegjës.

Ahmetaj në intervistën e tij ia numëroi ku e meritonte Erion Veliajt dhe aty ka të drejtë. Jua them unë kur ka të drejtë dhe kur nuk ka të drejtë. Ai del thotë nuk kam firmosur për Tiranën, Elbasanin dhe Fierin. Për Tiranën nuk ka firmosur. Për Elbasanin rezulton të ketë firmosur. Edhe këtu ky që e quajmë me të drejtë tigri i korrupsionit nuk ka vënë firmën. Nuk ka diskutim që nga ana ligjore, Erion Veliaj pas Edi Ramës është njeriu me ligj më kryesor, Sepse djegësi i Tiranës ishte 120 mln euro kur Elbasani dhe Fieri shkonin gjithsej 50 mln euro. Veliaj shkeli çdo ligj që ajo të bëhej realitet. Firmosi vendime që i takonin, këshillit dhe qarkut. Erion Veliaj është, ndaj tha Ahemtaj, ndiq paranë. Të çon te Erioni dhe Rama”, deklaroi Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here