Situata në veri/ Reagon Meta: Dhuna ndaj gazetarëve e papranueshme, akt kriminal !

0
152

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin fizik që banditët e maskuar kanë ushtruar ndaj gazetarëve në veriun e Kosovës.

Meta është shprehur se akte të tilla kriminale, totalisht të papranueshme, janë jo vetëm agresion ndaj fjalës së lirë por edhe ndaj vlerave të panegociueshme të shoqërive demokratike.

Postimi:

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin fizik dhe dhunën brutale ndaj gazetarëve dhe operatorëve në Leposaviq nga banditë të maskuar! Akte të tilla kriminale, totalisht të papranueshme, janë jo vetëm agresion ndaj fjalës së lirë por edhe ndaj vlerave të panegociueshme të shoqërive demokratike.

Solidaritet me të gjithë gazetarët, kameramanët, ekipet mbështetëse dhe familjet e tyre!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here