Të rinjtë në Sarandë i bashkohen PD, Ina Zhupa: Këto zgjedhje  janë për të ardhmen tonë në BE

0
85

Kandidatja e Partise Demokratike në Qarkun Vlorë, Ina Zhupaka shpërndarë kartat e  reja të anëtarësisë për të rinj të Sarandës që i bashkohen PD.  Vrulli dhe vullneti i të rinjvë për tu bërë pjesë e ndryshimit ndjehet në qarkun e Vlorës. Të rinjtë  bëhen pjesë e Partisë Dëmokratikë sepse duan një të ardhmë më të mirë.

Pasi ndau kartat e anetarësisë për anetarët me të rinj te FRPD Sarande, Zhupa u shpreh se: “Jemi përballë një fakti që në keto zgjedhje nuk do të zgjedhin midis Ramës dhe Bashës, por do të zgjedhim për të ardhmen tonë, për të ardhmen tuaj si rini, për të ardhmen e familjeve tuaja.
Ne kemi një alternative që siguron një jetë më të mirë për ju, siguron më shumë vende pune për ju, siguron një shkollim më të lirë dhe më të mirë për ju.
Ndërsa përballë kemi një alternative si Edi Rama që e ka lënë vendin 8 vjet në vendnumëro.
Po të pyesin prindërit e dini sa mankth ka qënë për të marrë një vizë për të dalur jashtë, konceptohej si e pa mundur që të liberalizoheshin vizat por Lulzim Basha e arriti. Ndaj dhe sot i besojmë si i vetmi njeri qē me vizionin, me angazhimin e tij dhe me lidhjet e tij nderkombetare do arrij te na siguroj nje te ardhme me te mire dhe te na bej anetare te BE”

Zhupa gjithashtu ju paraqiti te rinjve programin e PD per tarifat zero ne universitete per familjet me te ardhura nen 640 mije lek, per inkubatoret e biznesit, dhe pe planin per mbeshtetjen e familjeve te reja shqiptare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here