“Zjarrfikjsa erdhi me vonesë”, Flet tezja e 33-vjeçarit të bllokuar në magazinë: Të gjendet djali, gjallë a vdekur

0
114

Familjarët 33 vjeçarit, Arjan Sala, që dyshohet se ka mbetur brenda magazinës, e cila u përfshi mbrëmjen e djeshme nga flakët, kërkojnë nga shteti që të marrë masa për të gjetur trupin e të riut.

Tezja e të riut, në një prononcim për mediat tha se ai është përpjekur që të shpëtojë të tjerët dhe ka mbetur vetë brenda.

“Jemi të mërzitur tepër dhe pa shpresë! Kanë ardhur zjarrfikëse me vonesë. Janë masa qesharake, ne kërkojnë nga shteti që të merren masat. Të hapen vatrat, ky ka qenë punëtor në krye të detyrës. Është përpjekur që të shpëtojë të tjerët.
Ai nuk ka vrarë njerëz. Asnjë informacion nuk më kanë dhënë. Nuk kemi asnjë lloj shprese, me bombola dy kg, ato nuk janë zjarrfikëse emergjence. I bëj thirrje shtetit të marrë masa që të gjendet djali, gjallë a vdekur”, tha tezja e tij.

Lexo edhe

Zjarri në magazinën në Kashar/ Familjarët e 30 vjeçarit: Turp! Turp! Zjarrfikëset me tuba të shpuar e pa elektrikë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here