E rëndë/ Ndërron jetë komediani i nominuar për Oskar

0
89

George Segal, aktori amerikan i nominuar për Oskar për interpretimin e tij në filmin “Kush ka frikë nga Virginia Woolf” ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare.

Ai vazhdoi të luante role komike në shfaqje si “Goldbergs” dhe “Just Shoot Me”.

Lajmin e për ndarjen e nga jeta të aktorit e dha bashkëshortja e tij, Sonia Segal. Duke shprehur hidhërimin për humbjen në familje, ajo tha se Segal vdiq të martën në Kaliforni “për shkak të ndërlikimeve nga operacioni bajpas”.

Më dhjetëra aktorë dhe yje të Hollivudit i drejtuan homazhe humbjes së Segal.  Aktori dhe regjisori hollivudian Ben Stiller e cilësoi atë si një nga komedianët më të mirë.

Mes tyre, Barbara Streisand shkroi në Twitter: “Më vjen keq për vdekjen e George Segal. Pusho i qetë mik.”

Ndërsa krijuesi i Goldbergs, Adam Goldberg u shpreh se “sot kemi humbur një legjendë”.

Segal u nominua për aktorin më të mirë dytësor nga Akademia për portretizimin e tij për Nick, në adaptimin e famshëm të drejtuar nga Mike Nichols të komedisë-dramës së errët të Edward Albee.

Më pas, ai u bë i njohur në sitcomin amerikan “Just Shoot Me” nga 1997 në 2003; dhe nga viti 2013 ai luajti në “The Goldbergs”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here