Çelja e fushatës së PD, zbulohet arsyeja pse Lulzim Basha u vonua

0
118

Partia Demokratike ka çelur pasditen e sotme zyrtarisht fushatën e elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Selia blu njoftoi se hapja e fushatës do të niste në orën 17:00.

Ndërkohë, që në sheshin “Nënë Tereza” gjithçka ishte gati, ajo që ra në sy ishte vonesa e kryedemokratit Lulzim Basha.

Basha mbërriti në skenën e improvizuar një orë me vonesë. Siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj, vonesa e liderit të demokratëve e kishte një arsye.

E gjithë vonesa është lidhur me faktin pasi pas podiumit të ngritur e gjithë pjesa e universiteti ka qenë me ekrane, në këtë mënyrë organizatorët kanë dashur që të bjerë errësia dhe pamja e monitorëve të ishte më e qartë.

Sakaq, në fjalën e tij para mbështetësve kryedemokrati Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen për të sjellë ndryshimin.

Sheshi “Nënë Tereza” u mbush mbrëmjen e sotme me simpatizantë të PD, të cilët ishin organizuar për të qëndruar në automjeteve, një metode kjo e përdorur nga Joe Bien në SHBA.

Megjithatë, duket se ka qenë e pamundur për të respektuar këtë strategji. Para podiumit u krijuan grumbullime, pavarësisht thirrjeve të organizatorëve për të ruajtur distancën dhe për të mbajtur maskën. g.v/abcnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here