Skandali me faturat/ Pse hesht Prokuroria??? Reagon ish-deputeti i PS: Kanë frikë apo janë blerë?

0
127

Ish-deputeti i PS-së, Arben Malaj, ka reaguar ashpër përmes rrjeteve sociale, lidhur me skandalin e faturave, ku nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Maznikut, i është paguar fjetja në një hotel në Barcelonë, 900 euro nata, nga kompania Fusha shpk.

“Pse hesht Prokuroria, Shoqëria Civile dhe sidomos media për skandalin e korrupsionit ku është kapur me “presh në dorë me mbi 900 euro për natë” nënkryetari i kryeqytetit.

Veliaj heshti për dy të vdekurit dhe për tre të plagosurit tek rruga “Faik Konica”, hesht për korruptimin e nënkryetarit të bashkisë dhe nga ana tjetër bënë marketing me kaseta të parapregatitura për të zbukurur realitetin dhe fshehur skandalet”, shkruan Malaj.

Postimi nga Arben Malaj

Pse hesht Prokuroria, Shoqëria Civile dhe sidomos media për skandalin e korrupsionit ku është kapur me “presh në dorë me mbi 900 euro për natë” nënkryetari i kryeqytetit.

Veliaj heshti për dy të vdekurit dhe për tre të plagosurit tek rruga “Faik Konica”, hesht për korruptimin e nënkryetarit të bashkisë dhe nga ana tjetër bënë marketing me kaseta të parapregatitura për të zbukurur realitetin dhe fshehur skandalet.

Kanë frikë apo janë blerë ?? Frika e medias vërteton kapjen e pushtetit të katërt aq të dobishëm për demokracitë perëndimore. Ndërsa blerja e medias është krim penal.

Mbulimi i një rasti korrupsioni me një krimi penal, me blerje të heshtjes, duhet të jete i patolerueshëm për asnjë. Dorëheqja e Maznikut duhet të ishte veprimi minimal i një nëpunësi publik, i cili ndalohet me ligj të pranojë dhurata, përfitime dhe trajtime preferenciale.

Heshtja jonë është mbijetesa e tyre në kurriz të popullit të vendi tonë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here