Fabrika e së ardhmes

0
127

fabrika e se ardhmesNjë fabrikë e re kërkimore në Chemnitz tregon si do të prodhohen produktet, pa shpërdoruar energji dhe material. E veçanta: njeriu dhe robotët bëhen partnerë.

Para rreth njëqind vjetësh, ishin oxhakë që nxirrnin tym dhe trena të mëdhenj mallrash plot me çelik dhe qymyr që simbolizonin përparimin industrial. Një çerek shekulli më parë ishin linjat e automatizuara plotësisht, plot me robotë dhe pa punëtorë.

Fabrika e së ardhmes sot duket krejt e ndryshme: atje, robotët dhe njerëzit punojnë dorë për dorë, oxhakët preferohet që të mos nxjerrin më fare tym. Veç kësaj, synohet që në proces të hyjë po aq material pune, sa del në fund të tij si produkt.

Më 15 maj, Instituti Fraunhofer për Makineri për Vegla dhe për Teknikën e Formësimit hap në Chemnitz një fabrikë të tillë. Kjo fabrikë përmban në emrin e saj shkurtimin E3. E-ja e parë është për efikasitet energjish dhe burimesh, e dyta për neutralitetin e emisioneve që nxjerr fabrika dhe e treta për integrimin e njerëzve në prodhim”, shpjegon Michael Cherkaskyy, inxhinjer ekonomie. Një shembull për E-në e parë, pra për energjinë dhe efikasitetin energjetik, e mban në dorë Cherkassy: një bosht cilindrik i valëzuar me një rrotë të dhëmbëzuar mbi të. “Zinxhiri i prodhimit për një bosht të tillë shkurtohet. Kështu ne mund të kursejmë hapa në proces dhe kohë.” Deri tani, pjesë të tilla makinerish futen në torno, ku u jepet forma. Në këtë proces, bien sasi gjigande ciflash metali, të cilat duhet të riciklohen më vonë me shpenzime. Në fabrikën e së ardhmes, këto mbeturina as nuk krijohen. E gjithë copa e metalit farkëtohet, pra nxehet dhe i jepet forma, derisa duket siç dëshirohet. “Ne jemi të mendimit se me një teknikë të tillë mund të prodhohen rreth 30 përqind e valëve të boshteve me dhëmbë të tillë të mëdhenj”, thotë drejtori i Institutit, Matthias Putz. Një efekt i bukur shoqërues: nëse kjo pjesë këmbimi montohet më vonë në një automjet, boshti i valëzuar bën edhe më pak zhurmë se boshtet e zakonshme, sepse pikat e takimit të sipërfaqeve janë më të rrafshëta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency