Andi Lila: Thirrje shqiptarëve për t’u bërë bashkë për ndryshimin!

0
197

Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila, foli ditën e sotme në çeljen zyrtare të Partisë Demokratike në sheshin “Nënë Tereza”, ku i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, që më 25 prill, të votojnë numrin 9 për të ardhmen e fëmijëve.

“Kemi një kauzë akoma, të papërfunduar. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ndihem i priviligjuar sot, për ndryshimin e madh. I drejtohemi të gjithë shqiptarëve, për t’u bërë bashkë dhe për të sjellë ndryshimin e madh për të gjithë shqiptarët. Sot dua t’iu them, se kam pranuar ofertën politike të Bashës, me bindjen e plotë se fitorja është e jona. Sa herë jam futur në fushën e futbollit e dija që do të kishte një palë që fitonte dhe tjera humbte.

Kjo e sotmja nuk është lojë. Nuk është garë, kjo është një përballje. Është e ardhmja e fëmijëve tanë. Ne kurrsesi nuk do të bëjmë naivin. Do të bëjmë ndryshim e madh. Kurrsesi nuk do ta braktisim vendin tonë. Ne e duam vendin tonë. Iu them gjithë shqiptarëve që në 25 prill të votojnë Partinë Demokratike, të votojnë për Shqipërinë”, u shpreh Andi Lila.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here