Lali Eri, PPP!

0
225

Nuk kishte si të mos ngjynte edhe dorën e përlyer në luguninë e koncesioneve në vend. Bashkia Tiranë dhe kryebashkiaku i saj po fërkojnë duart. Kryeministri Edi Rama dha lajmin e “madh” për Lali Erin se shumë shpejt do të ketë tre koncesione të rëndësishme në duar, në shifra marramendase.

“Me Bashkinë Tiranë po punojmë dhe do fillojmë garën për Kampusin e ri Universitar, Akademinë e Sigurisë dhe Akademinë e Arteve”-tha Rama. Nuk është hera e parë që Veliaj ka zgjat llërët në koncesione në ndërtimin e veprave publike, por tashmë do të ketë një bonus më shumë.

Vendimi për nisjen e procedurës së dhënies me koncesion të Kampusit Universitar është marrë para katër ditësh në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, që mban firmën nënkryeministrit Erion Braçe.

Pikërisht nga “njeriu parimor”, (siç pretendon ta konsiderojë veten Braçe) është dhënë një dorë e mirë për Bashkinë Tiranë, duke e futur thellë e më thellë borxhin e madh që rrjedh nga PPP-të ose koncesionet.

Nuk është i vetmi koncesion, pasi kreu i Bashkisë Tiranë ishte iniciatori për të përbyllur një projekt të dyshimtë në dhënien për ndërtim të 17 shkollave të reja në Tiranë. Procedurat nisën që në vitin 2018, por u bënë aktive pikërisht pak muaj më parë, duke mos ndalur as për shkak të tërmetit tragjit të 26 nëntorit, me pasojë 51 të vdekur dhe mijëra banesa të shkatërruara, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Thumanë.

Aktualisht në Tiranë po zhvillohen 17 koncesione në ndërtimin e shkollave, në një vlerë të përgjithshme prej 60 milionë eurosh. Gjithçka e paracaktuar edhe në kompanitë fituese dhe mbi të gjitha në një lojë të organizuar
Në fillim hapi procedurat për dhënien më koncesion, por dështuan tre herë për shkak se nuk kishte oferta, pasi fondi limit i përcaktuar konsiderohej i ulët nga kompanitë e ndërtimit, të “instruktuara” nga vetë Lali.

Orkestrimi dhe dirgjimi ishte një histori e njohur dhe duke qenë se nuk kishte oferta, u rrit fondi me një shumë marramendase prej 60 milionë eurosh për ndërtimin e 17 shkollave në Tiranë. Atëherë o afruan pikërisht një grup oligarkësh të cilët në “Epokën e Lali Erit” kanë marrë mbi 70 për qind të tenderave, që në fund nuk janë gjë tjetër përveçse taksat e qytetarëve.

Tashmë thesi është hapur, në momentet e fundit të mandatit të dytë të qeverisë, duke bërë edhe një “nder” për Lali Erin, i cili pasi prishi Teatrin Kombëtar, tashmë do të ketë fuqinë e plotë të nisë procedurat për dhënien me koncesion të Korpusit Universitar.

Boldnews.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here