Sot feston ditëlindjen, Meta: Ditën kur NATO-ja vendosi të ndërhyjë për t’i dhënë fund…

0
126

Kreu i shtetit, Ilir Meta feston ditën e sotme ditën e tij të lindjes. Në një mesazh në Facebook, Meta shkruan se është i lumtur që feston ditëlindjen në të njëjtën ditë me këtë ngjarje të shënuar, ndërsa thekson se kombi shqiptar do iu jetë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Mesazhi i kreut të shtetit në Facebook:

“Shumë i lumtur të festoj ditëlindjen në të njëjtën ditë me një ngjarje të shënuar për çdo shqiptar, ditën kur NATO-ja vendosi të ndërhyjë për t’i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë.
Kombi shqiptar do t’u jetë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për këtë kontribut të jashtëzakonshëm, që i parapriu Pavarësisë së Kosovës dhe forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë.
E ardhmja e Republikës së Kosovës është anëtarësimi i saj në NATO dhe Shqipëria mbetet e vendosur për të mbështetur këtë aspiratë, në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në Ballkan dhe kudo në botë”.

  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here