Sekuestrohen 85.5 kg kanabis në Shkodër, asnjë i arrestuar

0
162

Një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike është goditur në Kelmend. Policia kufitare në bashkëpunim me specialist të sektorit narkotik në Shkodër sekuestruan 85.5 kg kanabis.

Në lidhje me ngjarjen policia ka kosntatuar tre persona të cilët po lëviznin me makinë në këtë zonë për në drejtim të Malit të Zi.

Policia informon se: Më datë 09.11.2016 në faqen e malit në zonën e Grabomit, Kelmend, gjithashtu dhe në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, Koplik, Malësi e Madhe, shërbimet e policisë kufitare kanë konstatuar 3 persona të cilët po lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ku menjëherë janë vënë në ndjekje por për shkak të terrenit të thyer malor dhe kushteve atmosferike jo të favorshme nuk kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tyre. Nga kontrrolli i ushtruar dhe krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 thasë me një sasi prej 85.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva

Vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve përgjegjës, të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here