Kuvend/Topalli: Greqia na ka sjellë tanket në kufi, do na pushtojë

0
219

Deputetja demokrate Jozefina Topalli nga foltorja e Kuvendit ka folur lidhur me stërvitjen e Brigadës së tetë sulmuese të ushtrisë greke në kufi me Shqipërinë, pas një lajmi të publikuar ditën e sotme në media. Duke u ndaluar tek deklaratat e bëra disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ish-kryeparlamentarja thotë se “Greqia na ka sjellë tanket në kufi, do na pushtojë!”.

Pas deklaratës së Topallit, iu përgjigj deputeti socialist Taulant Balla, duke thënë “Rri e qetë se nuk të pushton njeri. Jemi një vend i NATO-s. Mos dëgjo përrallat e Saliut”. Rreth një muaj më parë ishte kreu i diplomacisë greke Niko Kotzias, ai që paralajmëroi Shqipërinë të tregojë kujdes me çështjen çame, duke i kujtuar asaj se nuk ta nënvlerësojë Greqinë. Pikërisht këto deklarata i paraprinë edhe stërvitjes së Brigadës së 8-të të këmbësorisë që Greqia sapo ka nisur në kufirin me Shqipërinë, duke i dëshmuar edhe nga afër epërsinë ushtarake.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here