10 vjeçarja letër prekëse Clintonit: Do përfundoj atë që nisët ju

0
161

Një vajzë e vogël shpërtheu në lot kur Hillary Clinton humbi zgjedhjet, dhe ajo vendosi t’i shkruajë një letër prekëse ish-kandidates.

Kaia James, 10 vjeç, i pari fëmijë kolumnist në revistën Girls Ëorld Magazine, u zgjua në lot në shtëpinë e saj në Orlando kur mësoi se kandidatja e saj e preferuar kishte humbur.

“Ajo qau për rreth një orë, dhe e lashë të mblidhte veten përpara se ta çoja në shkollë,” tha e ëma e saj Sabrina James për Daily Mail.

“Kur e mora nga shkolla, ajo pa fjalimin e Hillary-t pas humbjes dhe donte që kandidatja ta dinte se vazhdonte të mbetej një inspirim për të edhe pse nuk fitoi. Për të Hillary është një heroinë”.

Për t’ia dërguar mesazhin Hillary-t, Kaia vendosi t’i shkruante një letër të hapur, që u publikua në YourTango.

Letra e Kaia-s drejtuar Hillary-t

E dashur Hillary Clinton

Të falenderoj që hyre në garë për mua dhe për të gjithë vajzat e tjera. Ju treguat se vajzat mund të bëhen çdo gjë dhe të bëjnë çdo gjë. Ju provuat se meshkujt nuk janë më të fortë se gratë.

Më mahniti fakti që kur ishit në moshën time ju donit të bëheshit astronaute kur të rriteshit sepse e tillë dua të bëhem edhe unë. Edhe pse NASA thoshte se vajzat s’mund të bëhen astronaute, ju punuat fort dhe nuk kurrë nuk u dorëzuat. Edhe pse nuk u bëtë kurrë astronaute, ju keni bërë kaq shumë gjëra të tjera.  Qava shumë kur pashë se ju i kishit humbur zgjedhjet, por  ju më frymëzuat më shumë me humbjen tuaj. Ju më keni mësuar të jap më të mirën dhe të luftoj për atë që është e drejtë.

Dy thëniet e juaja që i preferoj më shumë  janë ato që thatë se ne jemi më të fortë së bashku dhe se duhet të ketë drejtësi për të gjithë. Kur thoni  të gjithë do të thotë edhe homoseksualët dhe lesbiket, të bardhët dhe të zinjtë dhe njerëzit që nuk janë lindur në Amerikë. Faleminderit që më frymëzuat të punoj edhe më shume

Nuk do të lejoj që këto zgjedhje të më gjunjëzojnë. Në vend që të bëhem astronaute, ndoshta do të bëhem një lidere botërore ashtu si ju.Unë do ta përfundoj atë që nisët ju. Ka shumë vajza të tjera si unë gati për të ngritur zërin dhe luftuar. Ju luftuat për ne dhe tani është radha jonë të luftojmë për ju.

Nuk ka mbaruar ende.  Sapo kemi filluar.

Me dashuri dhe respekt,Kaia

For her hero: Kaia James, 10, of Orlando, Florida, penned a letter to her 'hero' Hillary Clinton after she lost the electionA bad day: Kaia, who is the first kid columnist for Girls World Magazine, 'cried for an hour' after hearing about the lossEnd of the journey: After watching the concession speech, Kaia wanted to tell Hillary that she was still her inspirationInspired: Kaia has been a long-time supporter of Hillary, even jotting down this line from her favorite book that reminded her of the candidate

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here