“Shëndeti i Navalny po përkeqësohet”/ Bashkëpuntorët e Kritikut të Kremlinit bëjnë thirrje për lirim: Nuk mund të lëvizë, nuk erdhi as në takimin me avokatët

0
92
The Guardian shkruan se këto shqetësime i kanë përhapur bashkëpunëtorët e tij, pasi ky i fundit mungoi në takimin me avokatët.

Shëndeti i kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny është duke u përkëqësuar. The Guardian shkruan se këto shqetësime i kanë përhapur bashkëpunëtorët e tij, pasi ky i fundit mungoi në takimin me avokatët. Sipas tyre në burg, Navalny është ankuar për përkeqësim të madh të shëndetit të tij me dhimbje të madhe në shpinë dhe mpirje në njërën nga këmbët e tij, duke e bërë të pamundur që ai të qëndrojë në këmbë.

“Ne nuk e kuptojmë se ku është Alexei Navalny ose pse ai është duke u fshehur nga avokatët e tij. Me të gjitha rrethanat e njohura për ne, përkeqësimi i mprehtë i shëndetit të tij mund të shkaktojë shqetësim ekstrem,” thanë avokatët e tij.

Përkeqësimi i shëndetit të Navalny është marrë shumë seriozisht nga mbështetësit e ti, të cilët kanë bërë thirrje për lirim të njerëhershëm të tij, ndërsa avokatët thanë se kjo është hera e parë që nga arrestimi i tij që Navalny nuk është paraqitur në takimin me avokatët.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here