Refuzimi dhe pranimi i vaksinës ruse/Bushati: Një kapriço e Ramës që kushtoi jetë njerëzish

0
235

Edhe pse nuk janë certifikuar nga EMA, vaksina ruse dhe ajo kineze do të fillojnë të aplikohen edhe në Shqipëri. Por dy muaj më para, kryeministri Edi Rama ofertën për vaksinën ruse e cilësoi si provokim.

Analisti Andi Bushati, thotë se ardhja e vaksinave lindore është lajm i mirë, por sipas tij, Rama vendosi pikëpamjet politike përpara atyre shëndetësore, duke e cilësuar si mëkat dhe kapriço politike mos marrjen e vaksinave jo perëndimore tre muaj më parë.

“Është për t’u përdorur shprehja: më mire vonë se sa kurrë. Jemi vonë, por më mire tani. Vaksinat ruse ose kineze janë një realitet. Pse është mire kjo që po bën Rama sot dhe ç’kosto ka? Ka koston e tre muajve me jetë të humbura, kur Rama vendosi nga pikëpamja politike dhe jo shëndetësore të refuzoje vaksinat jo perëndimore. Sa nga këto vaksina mund t’i kishim shndërruar në jetë të shpëtuara. Kapriço politike e qeverisë kthehet në një mëkat shëndetësor”, u shpreh Bushati në ”Euronews Albania”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here