“Në fund të tunelit ka miliona drita”, Bumçi: 22 Marsi, dita ku instrumentat e pushtetit më terrorist në Europë u mposhtën nga VOTA

0
99

 

Ish deputeti i PD, Aldo Bumçi ka përkujtuar 22 Marsin nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“22 Marsi 1992 është dita historike e zgjedhjeve në Shqipëri. Është dita kur të gjithë instrumentat e pushtetit më terrorist në Europë u mposhtën nga VOTA! Është dita kur shqiptarët e kuptuan se nuk mjafton vetëm revolta, rebelimi apo dalja në shesh për t’i dhënë fund të keqes!”, shkruan ndër të tjerash Bumçi.

Postimi i plote

Në fund të tunelit ka miliona drita!
22 Marsi 1992 është dita historike e zgjedhjeve në Shqipëri.
Është dita kur të gjithë instrumentat e pushtetit më terrorist në Europë u mposhtën nga VOTA!
Është dita kur shqiptarët e kuptuan se nuk mjafton vetëm revolta, rebelimi apo dalja në shesh për t’i dhënë fund të keqes!
Është dita kur shqiptarët e kuptuan se të mos votosh do të thotë të dorëzohesh!
Është dita e pjesëmarjes më spektakolare në historinë e zgjedhjeve pluraliste me 90% të votuesve!
Është dita e 1 milion VOTAVE kundër regjimit!
Mos harro: në demokraci VENDOSIN vetëm ata që VOTOJNË!

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=120825196726487&id=107585004717173

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here