Testi i Poligrafit kalon në Gjykatën Kushtetuese, KSHH: Cenon të drejtat e njeriut

0
88

Testi i poligrafit për kandidatët dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si një ndër kushtet e përzgjedhjes përfundon në Gjykatën Kushtetuese, pais Komiteti Shqiptar i Helsinkit shprehet se cenojne të drejtat e njeriut.

Testi i poligrafit është përdorur në Shqipëri për përzgjedhjen e drejtuesit të byrosë kombëtare të hetimit, agjentëve që vijojnë garën dhe vetingun në polici.

Neni 131 i ligjit për ‘Policinë e Shtetit’ i ankimuar në Gjykatën Kushtetuese:

Masa të veçanta

1. Kur në bazë të të dhënave që disponohen dyshohet se një person ka kryer një vepër penale ose po planifikon apo po organizon që të kryejë një krim dhe kjo veprimtari nuk mund të zbulohet ose të parandalohet në rrugë e mënyra të tjera, në përputhje me legjislacionin në fuqi, punonjësi i policisë me gradën “Kryekomisar” ose më lart, sipas juridiksionit lëndor, kërkon autorizimin nga prokurori për të marrë masat e mëposhtme:

a) përgjimin e fshehtë ambiental dhe procedural të bisedave të personave në vende publike ose në mjete transporti;

b) përgjimin e fshehtë të bisedave telefonike ose telekomunikimeve të personave, në përputhje me legjislacionin përkatës;

c) përdorimin e pajisjeve teknike për fotografim, regjistrim audio ose video, në përputhje me legjislacionin përkatës.

2. Përdorimi i masave të veçanta, sipas pikës 1, të këtij neni, lejohet për aq kohë sa ekzistojnë arsyet ose rrethanat që kanë bërë të nevojshëm autorizimin e tyre për përdorim veçmas ose të kombinuar dhe zgjat sipas afateve të vendosura në legjislacionin përkatës.

3. Kur referimi i veprës penale, për të cilën janë përdorur masat e veçanta, nuk bëhet brenda gjashtë muajve pas përfundimit të përdorimit të masave të veçanta, të parashikuara në këtë nen, i gjithë informacioni i mbledhur si rezultat i përdorimit të këtyre masave asgjësohet, sipas rregullave të përcaktuara nga Drejtori i Policisë së Shtetit.

4. Kur në vende të veçanta kryhen në mënyrë të përsëritur përgjime ambientale procedurale, me autorizim të Prokurorit të Përgjithshëm dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, strukturat e policisë ndërtojnë impiante stacionare të përgjimit ambiental.

5. Rregullat teknike për realizimin e vendimit të përgjimit ambiental procedural dhe parandalues, si dhe për ndërtimin dhe shfrytëzimin e impianteve stacionare të përgjimit ambiental përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit dhe Prokurorit të Përgjithshëm.

Neni 34 i ligjit për SPAK i ankimuar në Gjykatën Kushtetuese

Kriteret e emërimit të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit

1. Kandidati për Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të përmbushë të gjitha kushtet e parashikuara në nenin 6, pika 3, të nenit 37, si dhe pikat 2 dhe 3, të nenit 38, të këtij ligji. Ai duhet të plotësojë me sukses kriteret e përzgjedhjes dhe trajnimit për Byronë Kombëtare të Hetimit.

2. Kandidati për Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të jetë personi që ka vetëm shtetësi shqiptare, që gëzon cilësi të larta profesionale dhe morale, dhe që plotëson këto kritere:

a) ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë të barasvlershme me “Master i shkencave”, ose arsimin e lartë policor;

b) ka eksperiencë pune si prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore ose hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;

c) ka përvojë pune të paktën 5 vjet në çështje që kanë të bëjnë me veprat penale në fushën e korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda;

ç) nëse ka qenë apo është punonjës i Policisë së Shtetit, të ketë mbajtur për jo më pak se 3 vjet gradën “Komisar”, “Kryekomisar”, “Drejtues” apo “Drejtues i Parë”;

d) të mos jetë në hetim apo gjykim për një vepër penale, të mos ndodhet në kushtet e pazgjedhshmërisë në një funksion publik, sipas ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar, si dhe të nënshkruajë formularin e vetëdeklarimit në zbatim të atij ligji;

dh) nuk ka mbajtur funksione politike në administratën publike ose funksione drejtuese në partitë politike të paktën gjatë dhjetë viteve të fundit përpara momentit të kandidimit;

e) ka marrë vlerësim maksimal për aftësitë e tij profesionale, etike dhe integritetin moral, nëse i është nënshtruar vlerësimeve të mëparshme, sipas legjislacionit në fuqi;

ë) ndaj tij nuk është marrë masa disiplinore e “shkarkimit nga detyra”, ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e kandidimit;

f) të mos ketë qenë dhe të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i ndonjë shërbimi inteligjent;

g) në periudhën 29.11.1944 – 2.7.1991 të mos ketë qenë anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i degëve të punëve të brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror, gjyqtar në procese politike, denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset politike të posaçme;

gj) të japë pëlqimin për t’iu nënshtruar testit të poligrafit. Informacioni në raportin e përgatitur nga specialisti i poligrafit mbahet në konsideratë gjatë procesit të përzgjedhjes.

3. Procedura e përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit garanton kandidimin e hapur, konkurrimin e ndershëm midis shumë kandidatëve, vlerësimin objektiv të përmbushjes së kushteve dhe kritereve, transparencën dhe standardet e tjera të procesit të rregullt ligjor. Përmbushja e kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë nen provohet me dokumentacionin shoqërues të kërkesës, të depozituar nga kandidati, si dhe informacioneve zyrtare të marra nga institucione të tjera publike, përfshirë edhe informacionet konfidenciale në lidhje me kandidatët.

Neni 38 i ligjit për SPAK i ankimuar në Gjykatën Kushtetuese

Kriteret për emërimin dhe largimin e hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit

1. Kandidati për hetues në Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojë këto kritere:

a) është shtetas shqiptar;

b) ka arsim të lartë policor, në drejtësi apo kontabilitet, ose arsim të lartë në degë të tjera që kanë lidhje me misionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, nga një universitet vendas apo i huaj;

c) ka një përvojë më shumë se 1-vjeçare pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në një fushë tjetër që lidhet me qëllimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;

ç) të ketë plotësuar me sukses kriteret e përzgjedhjes dhe trajnimit për Byronë Kombëtare të Hetimit.

2. Të gjithë kandidatët për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit duhet të kryejnë me sukses të gjitha fazat e mëposhtme të përzgjedhjes:

a) plotësimin e një aplikimi online, përfshirë një curriculum vitae elektronike dhe dokumentet mbështetëse, si dhe një deklaratë me shkrim mbi motivimin për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit;

b) një provim me shkrim e me gojë, ku përfshihen teste konjitive, të sjelljes dhe të arsyetimit logjik;

c) një provim të zgjeruar me shkrim që mat aftësitë e shkrimit të raporteve, si dhe nivelin e shkrimit e leximit;

ç) një intervistë nga një komision që mat aftësitë e komunikimit verbal, si dhe aftësinë për t’i komunikuar idetë me efiçencë;

d) një testim të aftësive fizike që mat forcën dhe rezistencën fizike;

dh) një hetim mbi verifikimin e figurës, i cili konfirmon se personi nuk është dënuar e nuk është shpallur më parë fajtor për vepra penale; dhe

e) të ketë dhënë pëlqimin për t’iu nënshtruar testit të poligrafit rreth integritetit të kandidatit. Informacioni në raportin e përgatitur nga specialisti i poligrafit merret në konsideratë gjatë procesit të emërimit dhe atij të riemërimit.

3. Kandidati i pranuar i nënshtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues.

4. Kursi i trajnimit dhe arsimimit, standardet profesionale dhe sistemet e vlerësimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit miratohen nga drejtori, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

5. Procedurat për shqyrtimin e procedimeve disiplinore dhe llojet e masave disiplinore përcaktohen në këtë ligj, si edhe në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore”.

6. Të gjithë hetuesit janë të detyruar të marrin një notë kaluese në secilin prej testeve të përmendura në pikën 2, shkronjat “b” dhe “d”, të këtij neni, si parakusht për t’iu rinovuar emërimi i tyre çdo dy vjet. Të gjithë hetuesit japin pëlqimin për t’iu nënshtruar një testi të poligrafit rreth integritetit çdo dy vjet. Informacioni në raportin e përgatitur nga specialisti i poligrafit merret në konsideratë gjatë procesit të riemërimit.

Neni 38 i ligjit për vetingun në polici i ankimuar në Gjykatën Kushtetuese

Vlerësimi i rrethanave për kontrollin e figurës

1. Për kontrollin e figurës, trupat e vlerësimit mbajnë në konsideratë si më poshtë:

a) verifikimin e saktë të identitetit në të shkuarën dhe të tashmen për çdo punonjës, që i nënshtrohet kontrollit, dhe arsyen e ndryshimeve të emrit, mbiemrit apo gjenealiteteve të tjera;

b) të dhënat për vendbanimin aktual e të mëparshëm, brenda dhe jashtë vendit;

c) rastet e ndryshimeve ose të marrjes së shtetësive të tjera;

ç) ndalimin për hyrje në vendet e Bashkimit Europian ose të NATO-s;

d) kërkesën për azil në ndonjë shtet;

dh) verifikimin e procedimeve penale dhe administrative ndaj punonjësit, brenda dhe jashtë vendit, sipas përcaktimeve të ligjit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike;

e) dëbimin nga shtete të tjera, për shkelje të rregullave të hyrjes apo qëndrimit;

ë) testimin për përdorim lëndësh narkotike;

f) varësinë nga alkooli apo nga lojërat e fatit;

g) verifikimin nëse ka qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm, anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga ish-Sigurimi i Shtetit para vitit 1990, sipas ligjit për të drejtën e informimit me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.

2. Punonjësi i nënshtrohet një testi psikologjik të personalitetit, si dhe, me vendim të trupës së vlerësimit përkatëse dhe me pëlqimin e tij, testeve të tjera, edhe me ndihmën e mjeteve teknologjike të posaçme, me qëllim vlerësimin e besueshmërisë së punonjësit dhe deklarimeve personale. Refuzimi i kryerjes së testeve vlerësohet së bashku me rrethanat e tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here