U ekzekutua në Durrës, automjeti i Edmond Çekiçit shoshë me plumba…dalin pamjet

0
150

Edmond Koçi, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi, u ekzekutua mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Viktima u qëllua me breshëri plumbash, ndërsa udhëtonte me automjetin e tij, të cilin e drejtonte shoferi.

Nga pamjet shihen shenjat e plumbave në xhamin e derës së automjetit nga ana e pasagjerit, duke lënë të kuptohet se autori ka qëlluar me breshëri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:40 pranë Drejtorisë Arsimore në Durrës.

Sipas burimeve të policisë ishin dy persona të maskuar, që organizuan ekzekutimin e 40-vjeçarit.

Grupi hetimor po bën krehjen e zonës, ndërsa janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

40-vjeçari njihej në Durrës si ish anëtar i bandës së Lulzim Berishës. Ai ishte emër mjaft i skeduar për policinë, i arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra penale. Për herë të fundit ai është arrestuar pasi u kap me armë në shtator të vitit 2020, ndërsa u lirua nga burgu pasi dyshohej se kishte shenja të Covid.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here