“Publikoi hartën e Kosovës me flamurin serb”, Këngëtarët e njohur bëjnë thirrje: Ti bëjmë ”report” Vuçiçit në Instagram

0
213

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka publikuar hartën e Kosovës me flamurin serb, gjë ka sjell reagimin dhe të shumë personazheve të njohur shqiptarë. Me anë të një postimi në Instagram, personazhe të njohur si Stresi, Young Zerka, Noizy, Don Xhoni, Fifi apo Fjoralba Ponari, kanë bërë thirrje për report ndaj Presidentit Vuçiç.

Young Zerka shkruan se bota e di historinë e Kosovës dhe e ka quajtur atë një dështak. ”Vazhdoni të ëndërroni. Bota e di historinë dhe është e vetëdijshme për hartën, kështu që herën tjetër bëji kërkimet siç duhet. Dështak”.

Po ashtu Don Xhoni ka bërë thirrje për report. ”Report shkaun e flliqt”,-ka thënë ai. Fjoralba Ponari dhe Fifi po ashtu kanë bërë të njëjtën thirrje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here