Kalivaçi s’do të ndërtohet kurrë, peng i Becchettit dhe i gjykatave

0
193

KALIVACIReagimi: Vendimi i lejon Francesco Becchettit t’i shmanget përballjes me drejtësinë shqiptare dhe llogaridhënies për mashtrimet kundrejt shoqërive shqiptare

Hidrocentrali i Kalivaçit ka marrë goditjen përfundimtare. Një vendim i Gjykatës së Lartë nuk i dha mundësinë kompanisë “C.A.E.” shpk të zbulojë mashtrimet e një investitori Italian i cili përveçse po mashtron me ndërtimin e hidrocentrali, kërkon të përfitojë akoma dhe më shumë. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vendosi dje të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të kryeqytetit, duke dalë në favor të Farncesco Becchettit dhe heqjen e mundësisë që ky person dhe shoqëria që përfaqëson të përballet me drejtësinë shqiptare. Pas vendimit ka reaguar menjëherë zyra e shtypit e shoqërisë “C.A.E.” shpk, e cila bën me dije për opinionin publik se “dje, më datë 8.1.2012, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, pas një seance që zgjati më shumë se një orë, i “doli në krah” Francesco Becchettit, për të shmangur përballjen me drejtësinë shqiptare dhe llogaridhënien për mashtrimet kundrejt shoqërive shqiptare nëpërmjet praktikave të tij mashtruese”. Shoqëria “C.A.E.” shpk bën me dije se ka paditur Francesco Becchettin për të detyruar këtë të fundit të kryejë pagesat kundrejt shoqërisë shqiptare “C.A.E.” shpk, në lidhje me punimet e kryera në centralin elektrik të Kalivaçit, të cilat arrijnë vlerën e rreth 2 milionë eurove. “Duke qenë se ndodhet përpara provave dhe fakteve që zbulojnë mashtrimin e tij, me qëllim shmangien nga pagesa, Francesco Becchetti vendosi të përdorë gjykatën, për të shmangur gjykimin” vijon reagimin publik shoqëria shqiptare “C.A.E” sh.p.k. Më tej në reagim, kjo shoqëri thekson se “pas presioneve të njëpasnjëshme në të përditshmet që kontrollohen prej tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi të mos pranojë për gjykim padinë e ngritur nga shoqëria “C.A.E” shpk, me argumentin se ky gjykim duhet të bëhet në Paris, meqenëse në kontratën që ka përgatitur vetë Becchetti është përcaktuar se çështja duhet të zgjidhet me arbitrazh !!!!! Ky vendim, në kundërshtim me të gjitha parimet e së drejtës, u la sot në fuqi nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë”.

Çështja

Sipas argumenteve të paraqitura dje në gjykatë nga avokati Bledar Fejzo, ligji shqiptar përcakton qartë se gjykimet midis shoqërive shqiptare mund të zgjidhen me arbitrazh vetëm nëse vendi i arbitrazhit është brenda Republikës së Shqipërisë. “Gjykata e Lartë, megjithëse u vu në dijeni të këtij ndalimi ligjor, vendosi të ndihmojë Becchettin, duke i mohuar një shoqërie shqiptare të drejtën themelore të gjykimit. Ky vendim i Gjykatës së Lartë mbështetet në një ligj që nuk ekziston, pasi nuk është miratuar ende nga Kuvendi, dhe pikërisht mbi ligjin për arbitrazhin ndërkombëtar, ndërkohë që shkel në mënyrë flagrante dispozitat e ligjit procedural shqiptar, të cilave u referohet edhe Konventa Evropiane e Arbitrazhit” vijon reagimi i shoqërisë shqiptare. Më tej, në reagim, kjo shoqëri shtron pyetjet se “si është e mundur që Gjykata e Lartë i mohon një shoqërie shqiptare të drejtën për t’u ankuar në gjykatë kundër një shoqërie tjetër, po shqiptare, vetëm për shkak të dallimit se kjo e fundit është në pronësi të “të ndershmit” Becchetti, i cili në gjithë këto 15 vjet gjen gjithmonë mënyra të reja për të ricikluar mashtrimet e vjetra? Si është mundur që gjykatat vihen në shërbim të këtij njeriu, i cili për 15 vjet, vetëm ka treguar se si bëhen veprat vetëm me fjalë e mashtrime dhe që kërkon me çdo kusht t’i shmanget një gjykimi të ndershëm e të paanshëm?”. Në përfundim të reagimit publik, shoqëria “C.A.E” shpk bën me dije se do të vazhdojë betejën e saj ligjore dhe mediatike, e bindur se shteti shqiptar dhe gjykatat nuk mund të jenë përgjithmonë në shërbim të Becchettit, por do të rikthehen të përmbushin misionin e tyre, atë të dhënies së drejtësisë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency