Home Show Biz Ledri Vula humbet personin e dashur: Kurrë më në prehrin tënd..

Ledri Vula humbet personin e dashur: Kurrë më në prehrin tënd..

0
537

Gjyshi i reperit Ledri Vula, Fahri Buçinca ka ndërruar jetë . Lajmin e ka bërë të ditur vet artisti nëpërmjet një postimi të ndarë me ndjekësit në llogarinë personale, Instagram.

Ai ka publikuar një fotografi pranë gjyshit, ku mes tjerash i ka bërë edhe një dedikim prekës.

“Kurrë më në prehrin tënd gjysh”, ka thënë ai.

Një postim për të babanë e ka bërë edhe nëna e Ledrit, prezantuesja Xheraldina Vula.

“Baba im i mirë, sot t’i mbylla sytë dhe të ledhatova për herë të fundit. Të dua, stambollesha jote përjetë, Xherushi. Për miqtë dhe ata që e kanë njohur: Varrimi do të bëhet nesër në rrethin e familjes së ngushtë. Të pame nuk ka. Ngushëllimet i pranojmë me mesazhe dhe telefonata”, ka shkruar Xheraldina Vula.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here