Alibeaj: Krimi këtu po bën ligjin…

0
118

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj e konsideroi si dorëzim të qeverisë vetëdorëzimin e Klement Balilit, i konsideruar si ‘Eskobari i Ballkanit’. Alibeaj tha se shteti arriti të negociojë kushtet e krimit dhe kjo është e rëndë.

“Njëri nga të dyshuarit për aktivitet kriminal sot është pas hekurave. Ka rreth 3 vite që lakohet emri i Balilit. Skenari i djeshëm i vetëdorëzimit nuk ishte zbatimi i ligjit, por dorëzim i qeverisë.  E gjitha është një inskenim, pasi ai përcakton kohën, përcakton momentin, dhe vendos kushte. Ky është fundi i një shteti të brishtë. Shteti arriti të negociojë kushtet e krimit, tha Alibeaj për News 24.

Ai shtoi se “Sfondi nuk është fakti që ka pasur negociatat, por që 15 herë policia ka dështuar ta kapë sipas ligjit. Pra kemi një shtet që nuk kontrollon territoret e vet. Në një situatë ku midis shtetit dhe krimit, krimi vendos kur dorëzohet dhe kur del nga burgu. Krimi bën ligjin dhe kjo është e rëndë. Lista e kriminelëve vazhdon të shtohet dhe pjelloria e kësaj Rilindje ka shtuar kriminelët. Pra nuk është sukses ndaj të mirës kundër të keqes”- tha Alibeaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here