Tuneli i Llogarasë/ Tomorri: Shkelja e afatit, tregues i luftës “nën tokë” nga grupet e interesit!

0
102
E marta ishte afati i fundit ligjor për shpalljen e fituesit, që do të ndërtojë tunelin e Llogarasë. Megjithëse është një nga veprat më të mëdha publike të inicuara nga qeveria e Edi Ramës, Ministria e Infrastrukturës, në rolin e autoritetit kontraktor, e shkeli ligjin, duke mos respektuar afatin.

Në studion e MCN TV, gazetari i Ekonomisë, Klodian Tomorri, tha se kjo vonesë mund të jetë tregues i “luftës” me grupeve të interesit.

Në asnjë vend ku shkelet ligji nuk ka normalitet. Ka një afat ligjor. Përsa kohë afati shkelet, atëherë tregon se këtu nuk ka më asgjë normale, por hapen rrugë për dyshime dhe ngrihen shumë pikëpyetje. Kam frikë se kemi të bëjmë me atë që ndodh me tenderat e mëdhenj, shkelje të afateve për shkak të luftës “nën tokë” mes grupeve të interesit”, tha Tomorri.

Tenderi për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u zhvillua në datën 1 mars me fond limit të paracaktuar prej rreth 155 milionë euro. Në garë u paraqitën 6 oferta, ku më e ulëta ishte ajo e kompanisë Gjoka, e cila ofroi që ta ndërtonte tunelin me një kosto prej 115 milionë euro ose 40 milionë euro më pak se fondi limit. Ndërsa ofertat e tjera varionin nga 126 deri në 160 milionë euro.

Vetë kryeministri Edi Rama e ka shpallur ndërtimin e tunelit të Llogarasë si një nga prioritetet më të mëdha të qeverisë  për të rigjallëruar ekonominë pas krizës dyfishe që shkaktoi tërmeti dhe pandemia e covid 19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here