Qeveria teknike/ Meta: Opsioni i qeverisë teknike u tejkalua me konsensusin. Basha: Kusht për zgjedhje të lira

0
51

 

IMG_00581

 

“Dreka me profesor Mejdanin ishte miqësore dhe e planfikuar prej kohësh, Kokëdhima na u bashkua rastësisht”

 

Gëzim Saliu

 

 

Kreu i Kuvendit dhe njëkohësisht kryetari i LSI-së Ilir Meta deklaroi dje se opsioni i qeverisë teknik konsiderohet i tejkaluar tashmë që reforma në drejtësi u votua me konsensus të të gjitha palëve. I pyetur nga gazetarët lidhur me takimin e zhvilluar dy ditë më parë me ish-Presidentin Rexhep Mejdani dhe mundësitë e krijimit të qeverisë teknike, Meta pohoi se dreka me profesorin ishte e parashikuar shumë kohë më parë dhe nuk kishte asnjë prapavijë politike. “Po, kam patur një drekë me profesor Mejdanin dje. Z. Kokëdhima ka qëlluar rastësisht, për arsye që ja u thashë, z. Kokëdhima e ka shtëpinë ngjitur me hotelin dhe rri vazhdimisht këtu. Ka ndenjur një pjesë të kohës me ne dhe pastaj ka vazhduar. Ndërsa ne kemi vazhduar drekën tonë. Ajo ka qenë një drekë e planifikuar prej kohësh dhe kemi pasur shkëmbime shumë miqësore, kështu që nuk e kuptoj pse duhet politizuar qoftë një drekë, qoftë një kafe. Mbase ka një keqkuptim për propozimin tim në një situatë të ndryshme disa ditë para 21 korrikut, ai ishte thjesht me qëllimin për të bërë çdo gjë, për të miratuar reformën. Unë kam folur për një qeveri teknike që të mund të garantonte klimën e besimit për të miratuar një reformë, ku shikoja që një nga shqetësimet e opozitës ishte se mos qeveria do të përdorte pushtetin e saj ekzekutiv për të ndikuar te reforma në drejtësi. Kjo është një situatë e kapërcyer, reforma u realizua me konsensus. Pretendimet e opozitës në përgjithësi për rekomandimin 88 u dakordësuan. Qeveria teknik për të cilën flet z. Basha është diçka tjetër, ndërsa ajo që mund t’u them është që angazhimi ynë për zgjedhje të lira dhe të ndershme do të jetë maksimal, në mënyrë që të gjithë qytetarët të jenë të qetë dhe sigurt se vota e tyre do të jetë e barabartë dhe do të jetë njësoj e rëndësishme”, pohoi Meta.

 

Koalicioni

 

Ndërkohë kreu i LSI-së foli dje edhe lidhur me situatën e koalicionit tw majtw pas disa fwrkimeve tw ndodhura gjatw diskutimeve dhe debateve pwr reformwn nw drejtwsi. I pyetur nga mediat, Meta pohoi se sipas mendimit tw tij koalicioni duhet tw vazhdojw punw e tij nw pwrmbushje tw detyrimeve qw ka. “Mendoj që çështja e koalicionit nuk duhet të përzihet me çështjen e reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi ka përmasa të tjera. Koalicioni ka programin e tij. Ka detyrimet reciproke dhe vazhdon punën e tij. Kështu që nuk besoj se ka ndonjë arsye për t’i trazuar këto dy çështje të ndryshme. Koalicioni sipas vlerësimit tim duhet të vazhdojë të bëjë maksimumin, të përmbushë detyrimet e tij, programore, qeverisëse dhe morale ndaj qytetarëve shqiptar. Sepse ky koalicion qeveris të gjithë shqiptarët, por në mënyrë të veçantë ndaj atyre që e kanë përkrahur dhe e kanë votuar si detyrim moral për të mos i zhgënjyer”, tha ai.

 

IMG_00731

Takimet

 

Po ashtu kryeparlamentari sqaroi edhe praninë e tij për të dytën herë radhazi pranë kabineteve të hotel Grand tek ish-Blloku ku theksoi se,: “duke qenë i shqetësuar se përsëri nesër apo në ditët e tjera mund të ketë ndonjë mesazh që z. Meta vajti tek Hotel Grand, ndërkohë edhe z. Koço është tek Grand, i cili ka shtëpinë ngjitur dhe rri vazhdimisht tek Hotel Grandi apo edhe politikanë të tjerë që rrinë këtu edhe për arsye të vendndodhjes së Hotel Grand. Dua t’ju sqaroj se unë kam qenë për dy orë me Arjanin dhe rri vazhdimisht këtu. Arjani është një miku im, por në këtë rast është trajneri im, është edhe masazhatori im për një kohë shumë të gjatë dhe më ndihmon që të çliroj trupin dhe mendjen nga toksinat. Në mënyrë që të përpiqen të kontribuoj pozitivisht për të detoksikuar në politikën shqiptare, aq sa të mundem”. I pyetur nëse do ta sjellë edhe kryeministrin Rama në këtë qendër masazhesh, kreu i LSI pohoi se,: “Ushtrimi më i mirë këtu është biçikleta në ujë, për të gjithë. Është një ushtrim i jashtëzakonshëm. Në një kohë shumë të shkurtër, pra duke fituar kohën, njëkohësisht fiton shumë veti të jashtëzakonshme. Jo vetëm harxhim kalorish, por edhe masazh, relaks dhe shumë elementë të tjerë. Unë do të vij vazhdimisht. Mendoj se nuk është e nevojshme që ju të vini vazhdimisht këtu për arsye, sepse ja ua thashë se kush është arsyeja kryesore se përse unë vij tek Hotel Grand. Pra, nuk kam qenë as në katin e parë, as në katin e dytë, as për kafe, as për drekë dhe mendoj që është pozitive që ju të mos keqinformoheni më”.

 

nishaniiiiiii

Presidenti dekreton 11 shtatorin për mbajtjen e zgjedhjeve në Peshkopi

 

Presidenti i Republikës Bujar Nishani  dreketoi dje datën e zgjedhjeve që do të mbahen për kryetar të Bashkisë së Peshkopisë. Kreu i shtetit ka dekretuar datën 11 shtator për zgjedhje që vijnë si pasojë e publikimit të një videoskandali, ku kryebashkiaku  Shukri Xhelili u denoncua nga media duke kërkuar favore seksuale një vajze, veprim i cili i kushtoi shkarkimin me vendim qeverie. Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje kërkesën e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, për ta rikthyer në vendin e punës, duke i dhënë fund procesit gjyqësor dhe duke i hapur kështu rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme. Ndërkaq këto zgjedhje priten me interes edhe për një arsye tjetër, pasi ato do nxjerrin në pah ose jo dasitë mes PS dhe LSI pas fjalosjeve të shumta të ndodhura gjatë diskutimit të reformës në drejtësi.

 

Mal i Zi

Nishani në Vuthaj: Një komb matet me njerëzit e tij të shquar

Presidenti i Republikës Bujar Nishani mori pjesë dje në tubimin tradicional shumëvjeçar popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2016” që u mbajt në Vuthaj, në Mal të Zi me një pjesëmarrje masive nga shqiptarë të ardhur nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe mbarë trojet e banuara nga bashkëkombasit tanë në Ballkan, diaspora madje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo edhe Australia e largët. Prania e Presidentit Nishani u përshëndet nga organizatorët si dhe nga banorët e shumtë, të cilët e mikpritën vëllazërisht duke qenë kjo vizita e parë e një Kreu të Shtetit shqiptar në Plavë dhe Guci. Presidenti në festën e këtij viti, duke iu drejtuar të pranishmëve, theksoi: “Një komb matet me njerëzit e tij të shquar”, – ka shkruar shkrimtari i shquar me origjinë shqiptare Ernesto Sabato. Edhe krahina e Plavës dhe Gucisë, krahinë të lirisë do ta quaja unë, ka shumë personalitete të shquar më të cilët krenohet jo vetëm Plava e Gucia, por edhe historia dhe kultura kombëtare. Me shpirt luftarak dhe me këtë vetëdije lirie të trashëguar brez pas brezi, bijtë e bijat e Plavës dhe Gucisë, dhe të zonave për rreth, u rezistuan shekujve, duke ruajtur gjuhën, traditat, virtytet e larta njerëzorë të besës e mikpritjes, mitet, folklorin e legjendat që janë dhe mbeten një pasuri që ka mahnitur edhe udhëtarët e huaj dhe këdo që ka përshkruar këto vise. Me dhjetëra e dhjetëra profesorë universitarë, studiues, politikanë, ushtarakë, aktorë, muzikantë, sportistë, mjekë, biznesmenë të shquar, profesionistë të zotë të të gjitha fushave, i kanë dhënë emër jo vetëm kësaj krahine, me intelektin, talentin, punën, përkushtimin dhe humanizmin, vlera që i kanë dëshmuar edhe në kohët më të vështira për kombin tonë. Burra e gra të kësaj zone që zënë një vend nderi në panteonin e vetëdijes dhe trashëgimisë sonë kombëtare”, deklaroi Nishani.

 

 

 

basha me gazetaret

 

Qëndrimi i PD

Basha: Kushti për zgjedhjet të lira është qeveria teknike, arrihet me bashkëpunim ose presion popullor

 

“Mirëpres kontributin e çdo force politike, reforma zgjedhore është shans për Edi Ramën dhe Ilir Metën. Një gjë është e sigurt, ne nuk do rrimë duarkryq”

 

Gëzim Saliu

 

Ashtu siç kishte paralajmëruar kohë më parë, kreu i PD-së Lulzim Basha tha dje se kushti kryesor për zgjedhje të lira e të ndershme në vend është qeveria teknike. Përmes një bashkëbisedimi me gazetarët nga selia blu, lideri i opozitës theksoi se qeveria teknike mund të jetë me kontributin e të gjithë palëve. “Me asnjë çmim nuk do të lejojmë prishjen e procesit të ardhshëm zgjedhor. Dua të përsëris kushtin se për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është dhe mbetet qeveria teknike”, tha ai duke shtuar se koalicioni për zgjedhjet të lira e të ndershme tejkalon opozitën dhe po zgjerohet çdo ditë. Basha ftoi për të bashkëpunuar mbi këtë qëllim Lëvizjen Socialiste për Integrim, por edhe vetë PS-në. “Sapo thashë kërkoj bashkëpunimin e çdo force politike, LSI dhe PS të cilët nuk duhet të nisen nga premisa e frikës së votës së lirë por nga përgjegjësia për ti dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Mirëpres kontributin e çdo force politike, siç mirëprisja kontributin për të arritur konsensusin e 21 korrikut. Reforma zgjedhore është shans për Edi Ramën dhe Ilir Metën. Një gjë është e sigurtë ne nuk do rrimë duarkryq”, tha ai. Ndërkohë kryedemokrati sqaroi se ekzistojnë dy mundësi se si mund të arrihet krijimi i qeverisë teknike.  “Ka një rrugë bashkëpunimi politik mes palëve. Unë nuk e mbyll këtë shteg po kërkoj kontributin e çdo force politike për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme që përfshijnë qeverinë teknike. Por nëse kjo qeverisje, siç pres nuk reflekton mbi këto dy kushte themelore dhe qeverisjen teknike rruga tjetër është ajo e detyrimit me presion popullor”.

 

Zgjedhjet

 

Në nisje të deklaratës së tij, kreu I PD0-së bëri të ditur një skemë që sipas tij po përgatitet nga qeveria për vjedhjen dhe blerjen e zgjedhjeve me paratë e drogës. “Po bëjnë gati vjedhjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve të radhës. Kjo është një vijë ndarëse që nuk kalohet. Nuk do të lejojmë prishjen e procesit të ardhshëm zgjedhor. Kushti ynë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është dhe mbetet qeveria teknike. Kemi prezantuar platformën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në reformën e posaçme të reformës zgjedhore, por qeverisja e Edi Ramës po shteron mundësinë kohore për implementimin e platformës sonë”, tha ai. Duke forlu pwr pwrgjegjwsinw për t’i dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, Basha nwnvizoi se mirëpret kontributin e çdo force politike në këtë drejtim. “Kam përshëndetur LSI, dhe në veçanti kryetarin e saj Ilir meta, me shërbimin e jashtëzakonshëm që i bëri vendim për kalimin me konsensus të reformës në drejtësi. Këtë do kisha bërë edhe për Edi Ramën, nëse do të kishte mbajtur të njëjtin qëndrim. Për këtë reformë kam kërkuar konsensus nga fillimi, dhe kështu u bë. Dhe për këtë vlerësoj Metën.Do të ishte një kapitull i ri për politikën shqiptare nëse do kishte qenë nga fillimi me konsensusin e të gjithë palëve. Të njëjtën gjë them sot për reformën zgjedhore, të shprehim angazhim për reformën zgjedhore. Ne nuk do të rrimë duarkryq”, pohoi Basha.

 

7 projektligjet

 

Në bashkëbisedimin me gazetarët në selinë e PD-së Basha theksoi se tashmw reforma nw drejtwsi mund tw konsiderohet njw kapitull drejt mbylljes ndwrsa theksoi se kushdo që kërkon alibi për të rindezur konfliktin politik do të zhgënjehet thellë e do të përballet me arsyet pse kërkon të rishpikë një luftë politike. Basha u ndal edhe te Reforma në Drejtësi duke theksuar se  zbatimi i normave kushtetuese është tani sfida e re. “Kushtetuta e re dikton një proces kushtetues dhe jo politik. Nuk do të ketë më beteja politike siç dëshiron dikush. Do të ketë beteja ligjore, kushtetuese, që do të rrjedhin në shinat e institucioneve, ndaj kushdo që kërkon alibi për të ndezur konfliktin politik do të zhgënjehet thellë. Ne luftuam për konsensus dhe arritëm konsesus, që është bazuar në parimet amerikane dhe europiane dhe sot Reforma në Drejtësi, drafti kushtetues, mishëron këto parime dhe kjo është fitorja. Drafti kushtetues që u kthye në realitet më 22 korrik e zgjidhi pikëpyetjen në favor të një drejtësie të aftë të zgjidhë korrupsionin. Angazhimi ynë ka qenë pa asnjë dyshim për një drejtësi europiane dhe kjo hodhi poshtë baltën që u hodh dhe të përfundonte me falenderimin. Rrallë ka ndodhur në Europë që një opozitë të luajë një rol kaq të rëndësishëm pa pasur forcën e numrave, por duke pasur forcën e vlerave. Kemi kryer kështu një detyrë jo thjesht opozitare, një detyrë për brezat që vijnë, si një busull për brezat që do të vijnë dhe kështu do të ndodhë edhe me 7 ligjet”, u shpreh Basha.

 
Rama: Basha ti vendosë kushtet brenda Shqupit, qeveria ka një mandat 4-vjecar

 

Kryeministri Rama reagoi dje pas deklaratave të kreut demokrat Lulzim Basha lidhur me kushtin e qeverisë teknike duke pohuar se ekzekutivi aktual ka një mandat 4-vjeccar për të përmbushur. “Lulëzim Basha kërkon qeveri teknike dhe thotë e ka kusht!… Dikush duhet t’ia mësojë se kushte mund të vendosë vetëm brenda Shqupit dhe t’i thotë edhe aty me pak kujdes, sepse jo të gjithë janë gati t’ia pranojnë çdo lloj kushti – siç tregoi procesi i Reformës në Drejtësi. Qeveria ka një mandat për të qeverisur Shqipërinë dhe kontrata jonë me shqiptarët është katërvjeçare. Në asnjë pikë të kësaj kontrate nuk figuron ndonjë detyrim i qeverisë, për t’i bërë babysitting Lulëzimit. Duhet të rritet vetë dhe të mësojë të udhëheqë pa Babisiter! Lulëzimi më kujton një frazë të bukur të Arrigo Sacchit: Nuk ka më keq për fëmijën se një baba harbut, që e gënjen mendja se i biri është Francesco Totti i ardhshëm!”, shkruante Rama në reagimin e tij në FB.

 

edi--c1200x600

 

Paloka: SHQUPI ta shqepi dy herë, e treta e vërteta

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar dje ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për kushtin e Bashës për qeverinë teknike. “E ke kompleks çështjen e babait dhe djalit prandaj e përdor pa kriter. SHQUPI ta shqepi dy herë, e treta e vërteta”.

 

 

Replika e Bashës ndaj Ramës

“Mandati i Ramës ka mbaruar me kohë, me ndeshje të trukuara nuk ecet dot gjatë”

Pas reagimit të kryeministrit Rama nuk mungoi kundërpërgjigja e kryedemokratit Basha i cili tha se mandati i qeverisë ka mbaruar prej kohësh. Sipas tij qytetarët shqiptarë e kanë marrë vendimin e tyre për të larguar nga qeverisja kryeministrin Rama.  “Nuk i del që nuk i del zija e konsensusit. Nuk dëgjon, nuk sheh, nuk lexon, e ka humbur fare. I kujtoj se mandati është kontratë para se të jetë afat. Mandati i tij ka mbaruar me kohë në malet dhe fushat e mbushura me drogë si kurrë ndonjëherë, me vjedhjet kriminale dhe çnjerëzore, me koncesionet dhe tenderat korruptivë, me varfërinë dhe papunësinë masive kur kishte premtuar 300 mijë vende pune, me investime zero, me rritje rrogash e pensionesh zero, me taksat e larta, me krimin në pushtet dhe pushtetin e bërë njësh me krimin, me pasigurinë e frikshme e të tjera rekorde të zeza që shqiptarët i vuajnë në kurriz. Mandati të ka sosur që ditën kur kalove lumin me votën e atyre që të besuan dhe u ktheve bërrylin. Me ndeshje të trukuara nuk ecet dot gjatë. Njerëzit e kanë marrë vendimin, mezi presin ta shpallin. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, pohoi Basha.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here