Përplasen dy makina, lëndohet pasagjerja 22-vjeçare

0
142

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Shijak ku një person ka mbetur i lënduar.

Sipas policisë në këtë aksident janë përfshirë dy makina dhe mësohet se drejtuesi i një makine tip “Opel”, M.M 41-vjeç është përplasur me një makinë tjetër tip “Benz” që drejtohej nga B.N 22-vjeç.

Nga përplasja e dy automjeteve ka mbetur e plagosur E.R 22-vjeçe e cila ndodhej në makinë tip “Benz”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.03.2021, në orën 16:15, në Sallmone, Shijak, shtetasi M. M., 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin B. N., 22 vjeç. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi B. N., dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R.,  22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here