Home Aktualitet Pas përplasjeve tek FRD dhe në Elbasan, Meta letër KQZ-së: Mazhoranca po...

Pas përplasjeve tek FRD dhe në Elbasan, Meta letër KQZ-së: Mazhoranca po minon pluralizmin

0
100

 Presidenti i Republikës Ilir Meta i është drejtuar me një letër zyrtare Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, pas përplasjeve fizike në ambjentet e selisë së Frymës së Re Demokratike.

Sipas kreut të shtetit, vendimi i Bashkisë Tiranë, për të rimarrë ambjentet e selisë së FRD minojnë pluralizmin politik në vend.

“Siç dhe jeni njohur me zhvillimet e fundit, përmes medias së shkruar, elektronike dhe vizive, situata politike parazgjedhore dhe klima e besimit ndërmjet forcave politike garuese në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, është cenuar rëndë.

Përpos faktit të pasqyrimit në media të zhvillimeve të fundit në Tiranë dhe Elbasan, si President i Republikës, më duhet t`ju bëj dije mbi një situatë tërësisht të paligjshme, që ndodhi në selinë e Frymës së Re Demokratike, forcë politike kjo e cila u sulmua dhunshëm nga strukturat dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë.

Ky sulm, që u organizua dhe ekzekutua vetëm pak ditë më parë, në datën 12 mars 2021, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të FRD-së me Partinë Demokratike dhe aleatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit 2021, bie ndesh me të gjitha parimet demokratike të shtetit të së drejtës, bashkëjetesës që do të duhet të shoqërojë situatën, para, gjatë, dhe pas zgjedhore.

Ky sulm është një tjetër tregues i sjelljes tërësisht të papërgjegjshme dhe provokuese të mazhorancës, me qëllim dëmtimin e aktivitetit kushtetues dhe ligjor të kësaj force politike pjesëmarrëse në zgjedhje, por njëkohësisht edhe një dëshmi e përpjekjeve të saj sistematike për të minuar pluralizmin politik në vend”, shkruan ndër të tjera Meta në letrën e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here