Këngëtarja e njohur bën rrëfimin tronditës: Kam humbur virgjërinë në një për*hunim

0
206

 

Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht  Demi Lovato ka rrëfyer disa detaje mjaft tronditëse për të kaluarën e saj.

Lovato tregoi sesi ishte përdhunuar kur ka qenë adoleshente.

“Kur isha adoleshente, isha në një situatë të ngjashme. Kam humbur virgjërinë në një përdhunim. Hera ime e parë nuk ishte romantike. Më duhej ta shihja këtë person gjatë gjithë kohës dhe u përballa në mënyra të tjera“, tregoi këngëtarja.

Kujtojmë se në korrik të 2020-s, Demi Lovato u fejua me Max Ehrich dhe vetëm dy muaj më vonë ata të dy u ndanë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja është shprehur se ndarja ishte një shenjë e madhe për orientimin e saj seksual.

“Kur fillova të rritesha, nisa të kuptoja se sa e veçantë jam në të vërtetë. Vitin e shkuar unë isha e fejuar me një burrë dhe kur nuk funksionoi, mendova ‘Kjo është një shenjë e madhe’. Mendoja se do e kaloja jetën time me dikë. Tani që nuk do të ndodhte, u ndjeva më e lirë që mund të jetoja të vërtetën time. U lidha me një vajzë dhe aty kuptova se kjo më pëlqente shumë më shumë. Ndihesha më mirë. Isha shumë në rregull”, është shprehur Demi në një intervistë për revistën “Glamour.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here