Dokumenti/ 1991, kur Gramoz Ruçi përgjonte ambasadorin e SHBA

0
147

Ditën e djeshme u kremtua 30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara pas stopimit që regjimi komunist i bëri për disa dekada.

 

Nuk munguan urimet nga politikanë, diplomatë, njerëz të medias etj, por sigurisht që nuk mungoi as urimi i kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në vitin 1991, kur u rihapën dyert e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, Ruço mbante detyrën e ministrit të Rendit në qeverinë e fundit të regjimit enverist, që po përjetonte ditët e fundit në pushtet.

Në këtë periudhë Ruçi kishte urdhëruar Sigurimin e Shtetit të përgjonte ambasadorin e parë të SHBA, William Ryerson.

Dokumenti është publikuar sot nga aktivisti Genc Sejko.

Bëhet fjalë për një raport që Gramoz Ruçi i dërgonte Ramiz Alisë, presidentit komunist, ku raportonte mbi bisedat e diplomatit amerikan me stafin e ambasadës në Tiranë.

Ishte koha kur Gramozi përgjonte Ambasadën Amerikane. Ka të drejtë Luljeta. Në balance kishte më shumë të mira“, shkruan Sejko mbi dokumentat e publikuar.

doc1

doc2

Çfarë shkruante Ruçi në letrën e tij për Nancy Pelosin:

Me rastin e 30-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis ShBA dhe Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA, Nancy Pelosi.

15 marsi i vitit 1991, dita e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve tëBashkuara dhe Shqipërisë, është për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë një ditë e madhe historikedhe një shans i madh për të ardhmen tonë.

Rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, demokracinë më të madhe dhe më të fuqishme të të gjitha kohrave, është për Shqipërinë një arritje dhe një stimul i fuqishëm drejt zhvillimit, mirëqenies, demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të  njeriut, si edhe rritjes së kontributit për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

Shqiptarët, sa herë që kanë qenë të lirë të vendosin për fatet e tyre, i kanë bashkuar ato me kauzat e mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si mbrojtësi dhe garanti më i fuqishëm i lirisë, stabilitetit dhe paqes për të gjithë vendet dhe të gjithë popujt e botës.

Miqësia shqiptaro-amerikane ka një histori të gjatë”. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here