“Dueli Xhaka”, kush do ta fitojë betejën e tretë?

0
187

Vëllezërit Xhaka sërish kundër njëri-tjetrit. Taulanti dhe Graniti do të jenë sërish kundërshtarë. Vëllezërit Xhaka do të përballen të martën mbrëma, kur Basel pret Arsenalin në “St. Jakob Park”, ndeshja e fundit kjo në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Viti 2016 ka sjellë disa përballje me vëllezërve Xhaka. Kjo është hera e tretë që Taulanti e Granit luajnë kundër njëri tjetrit, derisa dy ndeshjet e mëparshme vëllai i vogël ka dal fitimtar.

Fillimisht Graniti triumfoi ndaj Shqipërisë së Taulantit në “Euro 2016”, e më pas e mposhti atë me Arsenalin në “Emirates Stadium”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here