Celulari kishte të gjitha mesazhet që ”i fundosnin” 4 të arrestuarit, Ernejt Shyti bën deklaratën e papritur…

0
122

Ernejt Shyti, 24 vjeçari që u arrestua në Malin e Zi si i dyshuar për vrasjen e Behar Sofisë, mësohet të ketë mohuar që celularin që gjeti policia në kodrat e liqenit të ketë qenë i tij.

Në këtë aparat celular janë komunikimet mes të dyshuarit për vrasje dhe porositësit dhe organizatorit të ngjarjes, ndërkohë që pas kësaj pike kthese, Shyti do të rimerret në pyetje nga ana e prokurorëve. Derimë tani dëshma e tij ka shërbyer për vënien në pranga të tre personave të tjerë, ndërkohë që mbetet për tu parë nëse i riu do të ndryshojë sërish dëshmitë e tij, pasi krimi është mjaft kompleks.

Ndërkohë që në qeli duke u marrë në pyetje është edhe Skënder Vathi, i cili dyshohet se është personi që ka marrë porosinë për vrasjen e 66 vjeçarit Behar Sofia dhe më pas ka gjetur edhe ekzekutorin e vrasjes.

Të arrestuarit janë për vrasjen janë: Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë; Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë dhe banues në Tiranë; Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim” ngelur në tentativë; Xhuljano Visha, 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here