Integrmi i shteteve të Ballkanit/ Presidenti i PE: Vendet të përfundojnë reformat, BE të mbajë premtimet!

0
58

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka bërë thirrje për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sassoli thekson se zgjerimi i unionit do të ishte pozitiv për paqen dhe prosperitetin, si në rajon ashtu edhe në Europë.

“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë si një e tërë, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, me prosperitet dhe paqësor,” tha Sassoli.

Nga njëra anë Sassoli shprehet se shtetet që aspirojnë integrimin duhet të përfundojnë reformat, por ndërkohë thotë po ashtu se BE duhet të mbajë premtimet dhe të njoh progresin e bërë.  Aktualisht Brukseli po zhvillon bisedimet e pranimit me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa kandidatë zrtarë janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here