Sheshi “Skënderbej”/ Ndërtim, prishje, rindërtim. Çfarë mbeti pas inagurimit….

0
548

Sheshi i Skënderbeut, i inaguruar mbrëmjen e djeshme duket se po shërben edhe për freskimin e qytetarëve në këto ditë të nxehta.

Pas inagurimit të sheshit, ende mbetemi në pritje se çfarë do të ndodhë me të. Do të vazhdojnë sërsiht punimet siç ndodhi me “Pazarin e Ri” apo këtë herë meqënëse jemi fare afër datës së zgjedhjeve të ketë përfunduar gjithçka?!

Për t’iu kujtuar të gjithëve dhe për të informuar ata që nuk kanë pasur informacione ky është historiku i “Sheshit Skënderbej”

 


Ja cilët ishin projektet për rikonstruksionin e sheshit “Skënderbej”

 

sheshi-para-nisjes-se-punimeve-nga-rama sheshi-para-planit-te-rames

Projekti fillestar i ish-kryebashkiakut Rama (francezi 2010)

Në shkurt të 2010 Bashkia e Tiranës e drejtuar atëherë nga ish- kryebashkiaku Edi Rama prezantoi maketin përfundimtar të Planit Rregullues të Qendrës së Tiranës, përgatitur nga francezët e “Architecture Studio”. Plani francez përmbante: moslejim të godinave të banimit më të larta se 9 kate; kulla të larta paralele me njëra- të destinuara për veprimtari tregtare, administrative dhe kulturore;  konvertim me pak ndryshime nga zona e ish-Bllokut, që do ta  bënte aksesibël vetëm për këmbësorët, si dhe zona e vilave në Rrugën e Elbasanit; formimin e Parkut të Madh në qendër të Tiranës, që do të vinte nga shkrirja e Parkut Rinia dhe Parkut të Namazgjasë, si dhe ndërtimin e parkut matanë Stacionit të Trenit; Zona jugore e qytetit kryesisht do të mbrohej, ndërsa zona veriore do të zhvillohej me godina banimi; Sheshi “Skënderbej” do të ishte aksesibël vetëm për këmbësorët, me shumë gjelbërim për qytetarët.  Sheshi u jepet përgjigje hapësirave social-kulturore;  Plani parashikonte edhe futjen në sistemin e transportit publik të një treni urban, me dy-tri vagonë, tepër ekologjik për ambientin; plani zgjidhte edhe problemin e godinave me destinacion administrativ. Kështu, në ndërtesën e Selisë së Kuvendit (ish-Komiteti Ekzekutiv) ishte parashikuar të ndërtohej aula (salla e deputetëve) e re e Parlamentit. Teatri Kombëtar do të kalonte  në mjediset aktuale të sallës së Parlamentit. Biblioteka Kombëtare do të harmonizohej në kullën që do të ngrihej brenda oborrit të Muzeut Kombëtar, duke u harmonizuar kështu me ndërtesën aktuale dhe duke u sintetizuar me ndërtesën në  Hotel “Tirana”; Gjithashtu plani parashikonte edhe zgjerimin e mjediseve të Korpusit Universitar, duke krijuar kështu hapësirat e nevojshme për Universitetin;  Në plan parashikohej rivitalizimi i Sheshit “Avni Rustemi”;  Sheshi “Nënë Tereza” do të bëhej vetëm për këmbësorë; Plani parashikonte  ndërtimin e hapësirave për parkingje të mëdha nëntokësore. Të gjitha këta pika të lartpërmendura i parashikonte “Plani Francez” por ky plan u hedh poshtë në atë kohë dhe nuk u vendos në zbatim nga ish-kryebashkiaku Rama. Ai u zëvendësua nga “Plani Belg” i studios 51N4E.

Projekti i dytë i ish-kryebashkiakut Rama (studio belge 51N4E 2010-2011)

Projekti për “rikualifikimin”  i takonte  kohës kur bashkinë e drejtonte po kryeministri aktual Rama . Ky projekt vinte nga studioja arkitekturore 51N4E, e cila e kreu projektin fillestar në vitin 2012, porositur nga ish-kryebashkiaku i Tiranës . Vlera e përgjithshme e këtij projekti do të ishte  11. 500. 000 Euro. Projekti fillestar parashikonte edhe ndërtimin e disa kullave përreth sheshit, ndërsa vetë sheshi parashikohej  se do të bëhet një hapësirë e mbyllur për makinat dhe në përdorim të vetëm këmbësorëve. Masterplani propozonte  ta shkëpusë trafikun nga sheshi dhe të krijoje një shesh këmbësoresh me konstruksione të reja.

Sheshi i ri sipas planit duhej të përfshinte disa nga ndërtesat ekzistuese – si xhamia – dhe të përjashtojë të tjerat – si muzeu kombëtar – sado jo tërheqës qoftë ky.  Në këtë plan parashikohej të vihej në zbatim : Ndërtesa e Operës do të plotësohej me një hyrje në përmasa të mëdha duke mbuluar oborret e jashtme ekzistuese, për të shërbyer për kongrese dhe ngjarje te rëndësishme;  Xhamia të kornizohej nga një dysheme e re, pak më e ngritur për ti dhënë asaj vetë më shumë hapësirë dhe për ta bërë të duket sikur ishe  ulur mbi një qilim madhështor; Ndërtesat e Ministrive  do të trajtoheshin si një linjë me kopshtin e fundosur, duke shtuar pemë të mbjella që  të mbulonin gjithë hapësirën e kopshtit dhe të rrugës. Kështu, kompleksi parashikonte   një identitet të vetëm duke theksuar; Teatri i Kukullave do ta gjente vetën në shesh dhe  të lidhej  me një hapësirë të re të ndërtuar përpara tij duke ripërdorur pemët ekzistuese; Banka Kombëtare, do të merrte vëmendje, duke shmangur çdo ndërhyrje vetëm duke ndryshuar platformën përpara saj; Qendrat Tregtare ngjitur me bankën ishte ripropozuar. Ndërtesa  do të ishte e ngritur nga toka për të lejuar një hapësirë e cila krijoi një hyrje të madhe në shesh, duke kornizuar njëherësh kolonadën e ndërtesës së Operës. Funksionet tregtare  do të plotësoheshin nga  një hapësirë ekspozitash për ngjarje kulturore. Hapësira kulturore do të menaxhohej nga qyteti dhe mund të bëhet partner konkurrent i Galerisë Kombëtare të Arteve. Edhe pse teknikisht i përjashtuar nga konkurrimi, ripropozimi i këtij projekti ishte pjesë integrale e zhvillimit të ri të sheshit; lidhja e Muzeut Kombëtar me vendin ku qëndron do të ishte ndryshuar duke riorganizuar shkallët kryesore. Fasada e tij një-dimensionale do të ndryshohej në një tipografi multidireksionale; Kulla Qytetare (the Civil Toëer) ishte  rivendosja e shërbimeve publike të qytetit në një kullë të vogël. Projekti mbeti i pazbatuar për shkak se në vitin 2011, drejtimi i Bashkisë Tiranë ndryshoi dhe administrata e re e drejtuar nga Lulzim Basha, e hodhi poshtë projektin duke dizenjuar sheshin siç ishte para fillimit të punimeve që ka nisur  kryebashkiaku Veliaj.

b33 b5

Projekti i Bashës ( Rindërtim i Sheshit)

Me ardhjen e Bashës në krye të bashkisë së Tiranës ndryshoi dhe plani urbanistik i kryeqytetit. Drejtimi i bashkisë së Tiranës nga Basha përmbysi “Projektit Belg” për ndërtimin e sheshit “Skënderbej”  që ishte planifikuar nga ish-kryebashkiaku Rama. Ndërkohë që debate të forta në atë kohë ka pasur mes këshilltarëve demokratë dhe socialist në bashki,  ku ishte Basha kryebashkiak  por  sipas këshilltarët e opozitës e quajtën  flagrante ndryshimin e projektit të sheshit “Skënderbej” dhe nuk pranuan të jepnin votën për miratimin e  “Projekti Belg”. Rikonstruktimi i sheshit “Skënderbej” në periudhën e ish- kryebashkiakut të djathtë kapi vlerën e 5 milion eurove sipas burimeve nga punonjës  në drejtorinë e ekonomisë në mandatin  e Bashës. Ky rikonstruktim u bë për të shmangur trafikun e krijuar në qytet, i cili ishte kthyer në problematikën kryesore të vendit. Ky ishte një rikonstruksion provizor, pasi Basha kishte bërë të ditur se më vonë do të zbatohej edhe plani që e rindërtonte përfundimisht sheshin qendror të kryeqytetit.  Por me ardhjen në krye të bashkisë në vitin 2015 të Erjon Veliajt të gjitha planet që kishte planifikuar mandati Basha nuk u vunë në zbatim.
5 v7 1 3

Projekti i Erion Veliajt ( Po sipas plani belg të studios 51N4E)

Me marrjen e mandatit nga kryebashkiaku Veliaj sërish po rikonstruktohet dhe një herë nga fillimi sheshi “Skënderbej”.  Tenderi për fazën e parë me vlerë 527 milionë lekë (3.8 milionë euro) për “rikualifikimin urban të Sheshit Skënderbej” u fitua nga kompania e vetme konkurruese, Fusha Sh.P.K. Ndërkaq nisja e punimeve me bllokimin e pjesshëm të sheshit kryesor të Tiranës, u shoqërua me bllokim thuajse total të trafikut të makinave në qendrën e kryeqytetit. Një projekt i shumëdebatuar i qeverisë shqiptare për të rinovuar Sheshin “Skënderbej”  në qendër të Tiranës nisi punimet, shoqëruar me bllokim trafiku në shkallë të gjerë. Projekti “Rikualifikimi Urban i Sheshit Skënderbej, Faza e I-rë”, parashikon ridizenjimin e Sheshit Skënderbej, vetëm katër vjet pas dizenjimit aktual. Projekti është financuar nga qeveria shqiptare përmes instrumentit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve dhe po zbatohet si projekt i Bashkisë Tiranë. Në fazën e parë të projektit, firma zbatuese ka bllokuar segmentin rrugor që lidh xhaminë e E’them Beut me hotel Tiranën. Tenderi për Fazën e I-rë të projektit u zhvillua në muajin gusht dhe në të morën pjesë tri kompani, por vetëm njëra prej tyre dha një ofertë monetare ndërsa dy të tjerat u skualifikuan pasi nuk kishin dhënë ofertë, duke e bërë tenderin efektivisht pa garë reale. Sipas formularit të njoftimit të fituesit, kompania Fusha sh.p.k e fitoi tenderin duke kërkuar 527 milionë lekë pa TVSH, (rreth 3.8 milionë euro) për këtë projekt. Oferta fituese qe e barabartë me 98.9 për qind të fondit limit prej 533 milionë lekësh. Projekti për “rikualifikimin” është përgatitur nga studioja arkitekturore 51N4E, e cila e kreu projektin fillestar në vitin 2012, porositur nga ish-kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama. Projekti mbeti i pazbatuar për shkak se në vitin 2011, drejtimi i Bashkisë Tiranë ndryshoi dhe administrata e re e drejtuar nga Lulzim Basha, e hodhi poshtë projektin duke dizenjuar sheshin siç është aktualisht. Projekti fillestar parashikon edhe ndërtimin e disa kullave përreth sheshit, ndërsa vetë sheshi parashikohet se do të bëhet një hapësirë e mbyllur për makinat dhe në përdorim të vetëm këmbësorëve. Faza e parë e projektit parashikon ndryshime në një kuadër nga statuja e Skënderbeut te pjesa pas Hotel Tiranës. Sipas procedurës së tenderimit, punimet duhet të zgjasin 12 muaj dhe sheshi i rinovuar duhet të jetë gati në verën e vitit të ardhshëm. Qeveria aktuale ka ndërmarrë një numër të madh projektesh rinovuese të shesheve të qyteteve të njohur si “Rilindja Urbane”, projekte që shpesh janë shoqëruar me debate mbi vlefshmërinë dhe shpenzimet e tepërta në një kohë kur shumica dërrmuese e projekteve janë vënë në zbatim pa procedura të konsultimit publik.

Masterplani parashikon:

Planit të Përgjithshëm Vendor “TR030”, përgatitur nga studioja e italiane “Stefano Boeri Architetti” dhe “UNLAB” do të nisë më  idenë e cila quhet ‘metro-pylli’, pra pylli metropolitan i Tiranës. Konturi që do të ketë pylli metropolitan i Tiranës do të jetë si një unazë përgjatë unazës së pestë, e cila lidh zonat periferike, duke filluar nga Parku i Dajtit me Liqenin e Farkës, me Liqenin tonë Artificial, duke vazhduar pastaj në jug, në zonën tjetër përtej Doganës, një pjesë e zonës informale, e gjithë pjesa e Lumit të Tiranës, e cila është duke u rehabilituar dhe duke pasur një kontur të gjelbër të atij që do të quhet pylli  metropolitan e Tiranës;  Një ide të dytë që parashikon ky projekt është edhe ai për ndërtimin e dy unazave të reja për  Tiranën;  Ky plan ofron një propozim drastik për dy unaza të reja që janë dy unaza të dedikuara, quhen Unaza e Dytë dhe e Katërt. E dyta, gjendet midis Unazës së Vogël dhe Unazës së Mesme, ajo që ne e quajmë  autobusi i Unazës dhe e katërta është midis Unazës së Mesme, siç njihet unaza klasike dhe  Unazës së Madhe. Ideja e shtimit të këtyre dy unazave është për ta rrethuar Tiranën me dy unaza të gjelbra që janë të dedikuara ekskluzivisht për  transport publik, për këmbësorë dhe për përdoruesit e biçikletave ;  Plani parashikon dhe merr parasysh gjithashtu, zhvillimin e Tiranës në drejtimin verior, që vjen si pasojë e zgjatimit të bulevardit; Nga ana e konceptit urbanistik, edhe me pjesë të tjera siç është Parku i Lumit të Tiranës, siç është sheshi “Skënderbej”, apo i gjithë kompleksi universitar, e mandej investimet që do të vazhdojë deri në  të bëjmë në Parkun e Liqenit të Tiranës; Gjithashtu, projekti i planit të ri vendor parashikon edhe një Tiranë policentrike, propozuar një Tiranë e cila do të ketë 7 qendra./standard.al

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here