Basha: Në 25 prill Rama do të largohet! Kryeministri është i lidhur me zinxhirët e krimit…

0
91

Në vizitën në Shkodër kreu i PD iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me zhvillimet e fundit politike si edhe deklaratave të kreu të qeverisë, sipas të cilit Lulzim Basha, është i lidhur nga zinxhirët e Berishës e Metës.

‘Sa i mirë është ai që e ka humbur toruan dhe e ka kapur dëshpërimi i humbjes, është i lidhur me zinxhirët e krimit dhe të korrupsionit tash 8 vjet. Është strumbullari i çdo të keqe që ka pësuar Shkodra, tani që po i vjen fundit, vetëm vjell vrer.

Kjo është alternativa e Edi Ramës. Alternativa ime është e alternative e fitores’- u shpreh Basha.

Koalicion me Edi Ramën nëse asnjëra nuk siguron 71 mandate?

Nuk ka asnjë shans që shqiptarët të mos bëjnë atë që çdo shoqëri normale në këto kushte. Shqiptarët janë njerëz normal, në një qeveri jo normale. Kjo do marrë fund më 25 prill, Rama do largohet. Kam një angazhim nëse nuk i mbaj në 4 vite nuk do kërkoj mandat të dytë.

A është PD një KÇK me LSI, siç thotë Edi Rama?

Nuk ka shqiptar që nuk e di kush i ka lënë në vend numëro këto 8 vite. ai vijon të bashkëpunojë me kriminelë. Ka policinë, shtetin, e gjithçka e nuk hyn në qytet pa praninë e bandave.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here