Boko-Rilindja drejtohet nga Edi Rama!

0
137

Nga Dritan Demiraj

Para dy ditëve të gjithë kemi lexuar deklarimet dhe krahasimet ekstremiste, nxitëse, përçarëse për shkak të përplasjes së një pjese te rinisë në Shqiperi me policinë e shtetit.

Krahasimet e protestave të rinisë dhe te opozitës shqiptare me Boko Haramin nga ana e kryeministrit Rama, nuk janë as etike as njerëzore dhe as kanë ndonjë lidhje me njëra tjetrën. (Në fakt ai as që e ka idenë se kush është Boko Harami, pasi ky është grupi më i egër dhe i dhunshëm terrorist në botë sot).

Është e qartë se Edi Rama si pjesë të PR-it të tij, përdor etiketime në drejtim të kundështarëve që kënaqin vetëm oborrin e perversëve të Rilindjes, ndërkohë që i hedhin benxinë zjarrit të konfliktit social në Shqipëri. Shqiptarët e dinë shumë mirë se ajo pjesë e rinisë, e cila u revoltua dhe protestoi kundër krimit të ekzekutimit të Klodian Rashës, janë pjesa më brilante dhe e pavarur e shoqërisë shqiptare.

Ata janë diamanti që ka mbetur në rrënojat e djegura të pushtetit 8 vjeçar të Rilindjes së Edi Ramës. Duhet ta djegësh deri në karbonizim një ambient të caktuar, që vite më vonë të arrish të kërkosh diamant në tokën e djegur. Ky diamant, janë këta të rinj të cilat na bëjnë krenar për të ardhmen demokratike te Shqipërisë sonë.

Tani le të kalojmë tek pjesa e qymyrit dhe e karbonit që do të lërë prapa Rilindja pas 25 prillit 2021. Papërgjegjshmëria 8 vjeçare e shkatërrimit të shtetit Shqiptar, e ka kthyer Rilindjen e Edi Ramës në Boko Haramin e Shqipërisë.

Boko-Rilindja drejtohet nga Edi Rama, ndërsa Boko Harami drejtohet nga Abukabar Shekau. Të dy vishen me çitjane, pëlqejnë atletet dhe linja e tyre e mendimit shkon paralel me alucinacionet e përdorimit të subtancave, ndërkohë që abuzimi ekstrem dhe urrejtja ndaj popullit të tyre, janë karakteristika të përbashkëta.

Kanë autoritet absolut në feudet që sundojnë dhe të dy shpenzojnë orë të tëra në mediat e tyre sociale….

Si një nga studuesit e thelluar të këtyre grupeve në vendin tonë dhe më gjerë, po e lë në dorë të miqve të mi që të thellohen më shumë duke bërë krahasime të pavarura.

Ndërkohë gjithë miqve të mi u rekomandoj të lexojnë librat e fundit: “Boko Harami-Strategjia e Terrorit, Struktura dhe Fuqia Ushtarake” & “Al-Qaeda në Somali dhe Al-Shababi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here