ARRSH/ Kujdes, temperaturat e ulëta dhe ngrica në zonat malore, përdorni zinxhirët

0
136

rrugetI ftohti në vend ka bërë që shigjetat e termometrit të shënojmë më poshte së ditët që lamë pas. Ndërsa temperaturt  më të ulëtajanë shënuar  në juglindje dhe në verilindje, duke krijuar probleme të shumta nga akulli në rrugë. Meteorologët raportojnë se këto ditë  do jetë më ditët më të ftohta të vitit. Parashikimet e motit flasin se dy do jenë zonat më të ftohta. Dibra, ku temperaturat pritet të zbresin në -17 dhe Korça, ku temperatura do shkojë në -12. Për këtë arsye, mësohet se do të pezullohet dhe mësimi në disa zona të Qarkut të Korçës. Ndërkaq, rënia e temperaturave deri në -10 gradë në disa zona gjatë këtyre ditëve , ka krijuar vështirësi të mëdha në lëvizjen e mjeteve aty ku është shfaqur akulli. Emergjencat Civile bëjnë të ditur se të gjitha akset nacionale janë të hapura dhe se firmat kontraktore po hedhin kripë në rrugë për të mbajtur hapur kalimin. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, rrugët nacionale janë të kalueshme, por është i detyruar përdorimi i zinxhirëve për shkak të akullit. Në Rrugën e Kombit trashësia e dëborës afër tunelit Thirrë-Kalimash është 45 cm, por në rrugë nuk ka dëborë sepse 8 borëpastrueset kanë qenë vazhdimisht në punë. Po ashtu, raportohet se një sërë fshatrash në verilindje të vendit janë tërësisht të bllokuara. Ndërkohë gjatë këtyre ditëve për shkak të rritjes së nivelit të lumit Devoll është bllokuar sërish qarkullimi në rrugën Elbasan-Gramsh.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency