I ftohti dhe fëmijët/ Mjekët: Evitoni daljet, siguroni temperatura të qëndrueshme në shtëpi

0
123

gripiSejrie Baleta

Në kushtet e të ftohti çdo grupmoshë është e prekur nga virozat e stinës. Por grupmosha më delikate mbeten fëmijët. Nga burime zyrtare në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në urgjencën e Pediatrisë janë regjistrua rrreth 340 fëmijë në ditë, të cilët kanë kërkuar ndihmën e mjekut. Janari është muaji kur viruset gripale dhe infeksionet respiratore shënojnë kulmin e tyre. Instituti i Shëndetit Publik raporton për 11.000 persona të prekur në një javë nga viruset sezonale, ndërkohë që po analizon mostrat e tjera të ardhura  nga institucionet shëndëndëtësore në të gjithë vendin.  Jashtë ambienteve të urgjencës, prindërit shprehen se fëmijët e tyre kanë temperature të shoqëruar me kollë. I ftohti i këtyre ditëve ka prekur më së shumti fëmijët e vegjël, të cilët kanë probleme me rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Simptomat e virueseve gripale janë: temperaturë e lartë, rrufë, dhimbje koke e fyti dhe dobësi trupore. Mjekët shprehen se në repartin e pediatrisë ka patur  ngarkesa edhe në shtrime. Përpara se të përdorin antibiotikun në shtëpi, mjekët rekomandojnë konsultim me mjekun e familjes, vizitë në qendrat shëdetësore apo në spitalet të afërta.  Nuk është për tu shqetësuar se me një ngritje temperature të marrin fëmijën dhe ti drejtohen pediatrisë së spitalit së QSUT së. Fluksi ka qënë i lartë por jo i pa përballueshëm. Për stinën që po flasim vitin e kaluar vizitat kanë qenë më të shumta. Ndoshta kjo ka të bëjë që shumë zona dhe akse rrugore kanë qenë të blllokuar për shkak të motit. Në  urgjencën e pediatrisë fëmijët kanë ardhur kryesisht me komplikacine dhe bllokim të rrugëve respiraterale. Në disa raste fëmijët kanë patur edhe komplikacione, pasi viroza ka shkaktuar bronkopneumoni. Kjo virozë, e cila në disa raste është shoqëruare dhe me të vjella zgjat 4 deri në 5 ditë. Mjekët këshillojnë që fëmijët e vegjël të mos qëndrojnë në vende të mbipopulluara dhe në këto ditë të ftohta të tregohet kujdes me vendet ku ndryshimi i temperatures është shumë i madh.

Ndërsa nga faqja zyrtare e Qëndrës Spitalore Nënë Tereza kanë shpërndarë një broshure për kategoritë e personave që duhet pasur veçanërisht kujdes.

Këshilla për ditët e ftohta

Fëmijët

Fëmijët sa më të vegjël aq më shumë rrezikojnë nga uljet e temperatures dhe sëmundjes, ndaj evitoni daljet dhe siguroni një temperature të qëndrueshme në shtëpi . Për bebet nën gjashtë muajsh nëse sëmuren drejtohuni menjëherë tek mjeku.

Të moshuarit

Të moshuarit rrezikojnë të pësojnë fraktura kockore dhe të kenë vështirësi në frymëmarrje, rritje të tensionit, shtërngim në zemër në pjesën e pasme të krahërorit.

Të sëmurët kronikë

Kujdes ju që vuani nga sëmundjet e zemrës apo dhe të hipertensionit ,por dhe ato që vuajnë nga sëmundje pulmunare.

Shtatzanat

Duhet të kenë një përkujdesje të veçantë gjatë ditëve të ngricave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency