50 % e mësuesve refuzojnë të vaksinohen në Elbasan

0
182

Procesi i vaksinimit të mësuesve ka filluar edhe në qytetin e Elbasanit që prej ditës së djeshme. Nga 1200 mësues që ka ZVA Elbasan vetëm 611 prej tyre kanë pranuar që të bëjnë vaksinën. Sipas burimeve mësuesit kanë refuzuar që të vaksinohen për arsye nga më të ndryshmet, por edhe mbi pasigurinë që po shoqëron ditët e fundit funksionalitetin e vaksinës Astra Zeneca.

40 mësues që ka kjo shkollë bëhet me dije se vetëm 20 prej tyre kanë pranuar të vaksinohen. Edhe pse nuk ka një informacion zyrtarë në lidhje me sasinë e vaksinave për Elbasanin, burimet bëjnë me dije se janë rreth 400 doza për mësuesit e Elbasanit. Këtë të martë ky proces u ndoq nga afër nga ministrja e arsimit Evis Kushi dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.

Kushi ndër të tjera foli për kryefjalën e ditëve të fundit, a duhet vazhduar procesi i vaksinimit me dozat e vaksinës Astra Zeneca, duke u shprehur se përderisa OBSH sugjeron vazhdimin e procesit, nuk ka arsye përse të ndalet, duke i konsideruar të pavërteta lajmet në media.

Ndërsa vendet e Bashkimit Europian, së fundmi edhe Gjermania kanë refuzuar dozat e AstraZeneca Taulant Balla, preferon të ndjekë shembullin e Britanisë, duke fajësuar edhe median për lajmet e publikuara.

Një pjesë e mesuesve pranojnë jashtë kamerave se ndjehen të frikësuar, ndërsa ata që kanë pranuar të vaksinohen shprehen se besojnë te studimet dhe organet shëndetësore.

Gjatë ditës së sotme procesi i vaksinimit nisi në ambientet e shkollës 9-vjeçare ‘Jorgji Dilo’ ku nga një ditë më parë ky proçes u krye në ambientet e Qendrës Shëndetësore Nr 1, por për shkak  të grumbullimit dhe mos mbajtjes së distancës u vendos të transferohej në ambientet e shkollës. Burimet bëjnë me dije se disa mësues që kanë kryer vaksinën një ditë më parë kanë pasur temperaturë. Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë ky proces.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here