Shqipëria rrezikon të humbasë 10 apartamente të trupit diplomatik në Romë

0
121

Shqipëria rrezikon të humbasë 10 apartamente në Romë që më parë përdoreshin prej trupit diplomatik. Shkak janë paqartësitë juridike por dhe detyrimet e pashlyera. KLSH në auditim e zhvilluar për këtë çështje konstaton deri në rrezikun nga sekuestro

Rome- Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimin e zhvilluar vitin e shkuar ka konstatuar rrezikun për humbjen e 10 apartamenteve në Itali që janë në pronësi të shtetit shqiptar.

Sipas dokumenteve zyrtare pronat janë regjistruar në datën 29 shtator 2013, në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Romë, por pavarësisht kësaj, për to nuk ka siguri të plotë juridike për pronësinë nga shteti shqiptar.

Republika e Shqipërisë, thuhet në dokument, rezulton debitore në regjistrin publik në Romë dhe si të tilla këto pasuri mund të jenë objekt sekuestrimi.

Nga komunikimi verbal me përfaqësues të DSHTD u konstatua se këto apartamente nuk administrohen nga DSHTD, megjithëse kanë kaluar 5 vjet nga korrespondenca e fundit, ende nuk ka informacion mbi regjistrimin e mëtejshëm të tyre.

Madje shtohet se informacionet janë pjesore mbi përdorimin nga punonjës të ambasadës dhe konkludohet se këto pasuri ekspozohen ndaj riskut të mashtrimit.

Po ashtu vërehet se për këto pasuri ka pasur dhe përballje ligjore, pasi një shoqëri ka kërkuar lirimin e apartamenteve, të zëna prej vitit 1964 nga RSH dhe pagesën e një dëmshpërblimi, në bazë të titullit të pronësisë të shitblerjes së datës 08.02.1999 menjë subjekt me seli në Roveredo, Zvicër, duke vënë në dukje një tjetërsim të pronësisë së këtyre pasurive të RSH.

Argument duket të ketë qenë një testament. Pavarësisht kësaj pretendimi është kundërshtuar duke e konsideruar dokumentin fals, teksa shtohet se objektet janë blerë në shumën 12,000,000 lekë./ Ora News

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here