Satirë me skandalin e Familjes Mbretërore/ Meghan krahasohet me George Floyd

0
101

Revista e njohur franceze, Charlie Hebdo, e cila është një revistë satirike, është kritikuar nga njerëz të ndryshem për faktin se publikoi një kopertinë mjaft denigruese për figurën e Mbretëreshës Elizabeth II dhe Meghan Markle.

Revista krahason përmes karikaturave rastin e George Floyd në ShH.B.A, më situatën në Pallatin Mbretëror në Britani, mes Mbretëreshës Elizabeth II dhe ish Dukeshës, Meghan Markle.

Mbretëresha Elizabeth shfaqet duke i vënë gjurin në qafë bashkëshortes së Princ Harry, Meghan Markle, e shoqëruar me titullin: “Përse Meghan u largua nga Pallati Mbretëror?”

Ndërsa Meghan shfaqet e shtrirë në tokë, ashtu sikur George Floyd, duke thënë: “Sepse nuk mund të merrja frymë!”

Në rrejte sociale është komentuar se kjo kopertinë tregon racizëm dhe është tërësisht e pakëndëshme. Kjo vlen pas intervistës së Meghan dhe Princ Harry, për Oprah Winfrey, ku u shprehën se një anëtar i familjes mbretërore kishte pyetur për ngjyrën e fëmijës së tyre Archie, teksa ajo ishte shtatazënë. Madje, Meghan u shpreh se kishte pasur momente kur do të donte t’i jepte fund jetës së saj. Kjo solli reagimin e pallatit mbretëror duke u shprehur se i kanë marrë seriozisht këto deklarata por do t’i adresojnë privatisht.

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here