E rëndë në Kosovë, vetëvritet nënkoloneli i FSK

0
116

Nënkoloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, S.H., është vetëvrarë ditën e sotme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitroviës, Avni Zahiti, tha për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 11:20.

“Sot rreth orës 11:20, policia ka marrë informacionin se në një zonë malore ne fshatin Zjaqë të Mitrovicës, një person ishte vetë plagosur me armë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, tha ai.Në vendin e ngjarjes i plagosur nga arma është hasë viktima S.H., 48 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, më pas është dërguar për tretman në QKUK. Në cilësi të provave materiale janë gjete dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë dhe një gëzhojë. Ndërsa rreth orës 15:00, nga QKUK është raportuar se viktima S.H., ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, shtoi ai.

Ndryshe, rasti është iniciuar dhe po hetohet si vdekje e dyshimtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here