Mësuesi humb jetën 10 ditë pasi bëri vaksinën AstraZeneca

0
116

Një dosje do të hapet nga Prokurori Publik i Bolonjës për vdekjen e një mësuesi, Giuseppe Morabito, zv / drejtori i shkollës së mesme ‘Veggetti’ të Vergato nel Bolognese, i cili ndërroi jetë mbrëmë, dhjetë ditë pas injektimit të një doze vaksine të AstraZeneca.

Hetimi pritet që të hedh dritë nëse vdekja e mësuesit lidhet me vaksinën e AstraZeneca.

‘Ne do të hapim një dosje, do të bëjmë të gjitha hetimet e nevojshme – shpjegon kryeprokurori, Giuseppe Amato për mediat në Itali  – ‘por nuk ka asnjë alarmim dhe asnjë të dyshuar për momentin. Ne do të konstatojmë se cilat janë shkaqet e vdekjes, atëherë ne do të nxjerrë të dhënat.’

Me origjinë nga Italia e Jugut, 61 vjeçari,  ishte zhvendosur në Vergato shumë vite më parë, dhe i ishte nënshtruar më 3 mars, vaksinën AstraZeneca, kundër covid-19.

Mëngjesin e djeshëm disa kolegë të tij kishin vendosur që ta vizitonin por ai nuk përgjigjej në telefon dhe nuk e hapte derë. Më pas autoritetet e kanë gjetur atë të vdekur në shtrat.

‘Ne do të konstatojmë se cilat janë shkaqet e vdekjes’ – përsërit prokurori Amato – ‘në orët e ardhshme ne do të dalim në një përfundim. Ne do të hetojmë, është puna jonë. Ne këmbëngulim që vaksinimet, nëse ka ndonjë , duhet të bëhen, në të vërtetë ato duhet t’u bëhen të gjithëve. Për momentin nuk ka asnjë shqetësim në këtë drejtim ‘. ka thënë më pas ai.

Pas disa rasteve të komplikacioneve me vaksinën e AstraZeneca, thuajse gjysma e vendeve të BE ka bllokuar në mënyrë të plotë ose të pjesshme vaksinimin me AstraZeneca.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here