“Bëmë një ndeshje të dobët”, Martini: Nervozë dhe fare agresivë, dështuam nga krahët

0
166

 

Shkodrani Edi Martini, dukshëm i zhgënjyer, pas ndeshjes së Teutës  foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport dhe analizoi atë që skuadra e tij paraqiti në fushën e blertë.

Në pjesën e parë bëmë një ndeshje të dobët, nuk ishim agresivë, nuk kërkuam të shkonim me forcë te goli. Kishim mungesa, por ne e dinim që Kastrioti do luante fort. Bëmë shumë gabime, ishim shumë të nervozuar në kërkimin e rezultatit.

60 minuta pa goditje në portë? E vërtetë, ndeshja nuk kishte ritmin e ndeshjeve të tjera. Lodhja ka ndikuar. Dy lojtarët e krahut nuk shtynë përpara, hasëm vështirësi pasi jemi mësuar të luajmë nga krahët.

Tre pikët janë njësoj, duhen marrë ndeshjet me ekipet e vogla. Janë tre pikë, kështu që janë ndeshje shumë të rëndësishme. Kampionati është i gjatë, ne duhet të luajmë si skuadër, Bregu të nxjerr 2-3 ndeshje, nuk mund t’i zgjidhë të gjitha ndeshjet. 

Nuk kishim rrjedhshmëri në lojë, kështu që erdhi ky barazim. Janë tre javë shumë të rëndësishme, teorikisht luajmë një pjesë të rëndësishme të sezonit. Kishte një lloj nënvlerësimi sot te ne, ndoshta kemi menduar për Kukësin dhe Partizanin.

Duhet të nxjerrim mësim, barazimi i sotëm ishte i pafalshëm. A më ndjek skuadra? Kjo pyetje nuk duhet të më bëhet mua, pyesni lojtarët. Ne jemi një grup, kemi funksionuar dhe kemi marrë pikë si grup. Nuk ka trajner që thotë që skuadra nuk më ndjek…

Kemi pasur tre herë mundësi të kapim vendin e parë, por nuk e kemi arritur. Ngarkesa psikologjike ndikon, por duhet të besojmë, pasi kemi lojtarë me eksperiencë“, përfundoi trajneri shkodran i Teutës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here