Paloka paralajmëron Ramën: Po preke 25 Prillin, do të duket balet – revolta e këtyre të rinjve!

0
86

Në 25 prill, pavarësisht formulës dhe taktikave që do të ndjekë opozita, do të kemi një përballje mes një Rame të vetmuar dhe një populli të bashkuar rreth opozitës me të gjerë në historinë e 30 viteve”, tha sot në një intervistë për Koha Jonë, Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka

Z. Paloka, komenti juaj për mbylljen e dosjes së Dibrës: a do të ketë mundësi PD ta rihapë pasi të vini në pushtet bashkë me LSI?

Edi Paloka: Për mua nuk kishte asnjë surprizë në konkluzionet e prokurorisë për dosjen 184. Nga momenti kur SPAK filloi ping-pongun me këtë dosje, u bë e qartë se e ashtuquajtura “drejtesi e re” nuk ishte gjë tjetër veçse një drejtësi e kapur nga Rama. Sigurisht ky akt qesharak i prokurorisë, nuk mund t’i verë kapakun një skandali të tillë. Ne jo vetem nuk do e lëshojmë këtë çështje por do kërkojmë të mbajnë përgjegjesi penale dhe ata që me vullnet të plotë e penguan.

Sa për informacion, dje lexova komentet e prokurorit që e kishte hetuar fillimisht këtë dosje dhe që ja kishin hequr. Ai deklaronte hapur se e kishin penguar pushtetarët, madje dhe disa “të huaj që nuk donin që çështja të hetohej”.

PD do të dalë me një listë kandidatësh të përbashkët në zgjedhje apo në dy koalicione opozitare?

Paloka:  Lidhur me formulen e daljes së opozitës së bashkuar, në zgjedhje, po studjohet zgjidhja më optimale, me qëllim që asnjë votë e opozitës të mos humbasë për shkak të akrobacive dhe hileve të Ramës. Besoj që shumë shpejt do të bëhet publike kjo formulë, po e rëndësishme është që në 25 prill , pavarësisht formules dhe taktikave që do të ndjek eopozita, do të kemi një përballje mes një Rame të vetmuar dhe një populli të bashkuar rreth opozitës me të gjerë në historinë e 30 vitëve.

Nëse Rama prek zgjedhjet me 25 prill çfarë ndodhë në Shqipëri?

Paloka: Nëse Rama do të tentojë me menyrat e tij të deformojë vullnetin tanimë të qartë të shqiptarëve, atëhere të jetë i bindur se ajo çfarë pa me revolten e të rinjve këto ditë, do t’i duket si shfaqje baleti klasik!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here