Reshjet e shiut dhe shkrirja e borës, ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

0
146

Reshjet e shiut të një nate më parë dhe rritja e menjëhershme e temperaturave ka bërë që dëbora të shkrijë në disa zona duke rritur rrezikun e përmbytjeve në Qarkun e Elbasanit.

Gjithsesi emergjencat civile në Elbasan nuk raportojnë problem me përmbytje tokash bujqesore.

Akset nacionale jane të gjitha të kalueshme. i vetmi aks i cili ka regjistruar probleme është ai Elbasan -Librazhd, në vendin e quajtur kthesa e Murrashit.

Rënia e masivit shkëmbor u regjistrua rreth orës 02: 00 të mëngjesit të së dieles, por ndërhyrja e mjeteve të firmës që e mirëmbajnë këtë aks, e ka bërë të kalueshem në orët e para të mëngjesit.

Aktualishit Hidrocentrali i Banjës shkarkon 300 m3 në sekondë – rreth 200 m3 mbi normalen.

Në reshjet e pak ditëve më parë, hapja e portave të tij përmbyti mbi 20 hektarë tokë bujqesore. Aksi qe kalon pranë hidrocentralit, ai Cërrik-Gramsh ka regjistruar rrëshkitje por është i kalueshëm.

Problem konsiderohet zhvendosja e tokave në disa fshatra të cilët njihen për këtë fenomen edhe më herët.

Një ditë më parë, banorët e fshatit Cërrunjë në Labinot-Mal në Bashkinë Elbasan, kërkuan ndihmë, pasi rrëshkitja e fundit kishte qenë serioze – 5 shtëpi kishin pësuar zhvendosje masive duke i vënë banuesit e tyre në rrezik.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here