Ngjarje e rëndë, shpërthen bombola e oksigjenit brenda spitalit Covid, humbin jetën 9 pacientë…

0
149

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, teksa një bombol oksigjeni ka shpërthyer në një spital Covid. Mediet turke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Spitalin Universitar SANKO Covid-19, në Gazinetp, ku kanë humbur jetën tragjikisht 9 pacientë.

Shpërthimi është regjistruar rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm, me orën lokale, ku fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 9 pacientë, ndërsa 10 të tjerë janë transferuar në spitale të tjera.

Siç raportojnë mediet e huaja, pacienti më i ri që ka vdekur nga shpërthimi ka qenë 56 vjeç, ndërsa më i moshuari 85 vjeç. Zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët, ndërsa kanë nisur edhe hetimet për të zbardhur të vërtetën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here