Gjykata e Durrësit e cilëson të paligjshëm, arrestimin e protestuesve…

0
132

Gjykata e Durrësit e cilësoi të kundra ligjshëm arrestimin e dy protestuesve që mbanin një arkivol me mesazhin se drejtësia kishte vdekur, në një tubim pas vrasjes nga një oficer policie të 25 vjeçarit Klodian Rasha dhe cilësimit të ngjarjes nga qeveria si “aksidentale”, njoftoi Reporter.al.

Gjyqtari Vladimir Skënderi pasi u njoh me materialet e procedimit penal të Policisë Durrës me numër 478 nuk i gjeti të bazuara pretendimet e policisë për, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Gjykatësi u shpreh se nuk kishet prova për organizimin, ndërsa vuri në dukje se pjesëmarrja në tubime ishte “e drejtë kushtetuese”.

“Të rrëzojë si të pabazuara në prova dhe në ligj kërkesën e prokurorisë për masën shtrënguese ‘Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore’”, thuhet në vendimin e Gjykatës Durrës të dhënë ditën e premte,  18 dhjetor, për 2 të rinjtë. Ndërkohë akuza tjetër e përhapjes së panikut nuk është mbështetur në gjyq as nga prokurorja e çështjes. Mbrojtësja e dy të rinjve i tha BIRN se kjo akuzë ishte ngritur mbi pretendimet e policisë se ishte trembur nga arkivoli i sajuar me mbishkrime proteste.

Dy të rinjtë me iniciale Sh. M., 24 vjeç dhe A. B., 30 vjeç që morën pjesë protestën për vrasjen e 25-vjeçarit në Durrës më 15 dhjetor u arrestuan në flagrancë dhe dy të rinj të tjerë me iniciale A. V., 20 vjeç dhe F. D., 23 vjeç, po banues në Durrës u proceduan penalisht. Por këto veprime u cilësuan në tërësi të paligjshme nga policia.

Policia e Shtetit lajmëroi të hënën se ka vendosur të mos tolerojë më asnjë protestë dhe fill pas kësaj deklarate ndaluan protestën në Durrës duke cituar situatën nga COVID-19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here