Studentët e Mjekësisë vijojnë protestat, mblidhen sërish para Universitetit

0
121

Studentët e Mjekësisë vazhdojnë bojkotin. Ata janë mbledhur këtë të enjte në protestë, para Universitetit të Mjekësisë ku kundërshtojnë ligjin që i detyron të qëndrojnë në Shqipëri 5 vite pas studimeve.

Që prej nisjes së këtij viti akademik, studentët kanë bojkotuar mësimin.

Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.

Nuk dihet ende nëse protesta e tyre sot do të përqendrohet vetëm te Universiteti, apo do të zhvendosen sërish para Ministrisë së Arsimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here