Basha bashkëbisedim me drejtuesin e portalit studentor: Anulim i ligjit të arsimit të lartë, mbulim dhe ulje të tarifave për studentët

0
104

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim të veçantë me drejtuesin e portalit studentor, Gevio Tabaku, ku floën rreth arsimit, pandemisë, protestave dhe çështjeve me interes që lidhen ne rininë.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Basha ka përsëritur edhe njëherë disa nga premtimet për arsimin dhe të rinjtë që do të realizohen me ardhjen në pushtet,

‘Një bashkëbisedim krejt i veçantë me drejtuesin e Portalit Studentor, Gevio Tabaku rreth arsimit, pandemisë, protestave dhe çështjeve me interes për rininë.

Qeveria jonë do të anulojë ligjin aktual të arsimit të lartë.

Në ligjin e ri të arsimit, arsimi i lartë do ketë vëmendje maksimale, mbështetje financiare që asnjë i ri shqiptar mos të mbetet pa arsim për shkak të pamundësisë ekonomike.

Nga programi ynë për arsimim, veçova:

100% e tarifës së studimit e mbuluar nga shteti për studentët nga familjet me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj;

50% e tarifës për studentët nga familje me të ardhura ndërmjet 640 mijë dhe 1,280 mijë lekë të vjetra në muaj.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here